Pagat e magjistratëve/ Rrëzohet kërkesa e PD për tërheqjen e draftit të PS! Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën! Balla: Hipokrizi! (VIDEO)

17 Shtator 2026, 11:10Politika TEMA
Pagat e magjistratëve/ Rrëzohet kërkesa e PD për

Partia Demokratike i kërkoi Partisë Socialiste të tërheqë nga rendi i ditës draftin për formulën e re të pagave të magjistratëve.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se duhet të vijojnë konsultimet me institucionet e drejtësisë, pasi, në të kundërt, sipas tij, ligji rrezikon të miratohet sërish në shkelje të Kushtetutës.

“Sot në Kuvend është një çështje shumë e rëndësishme për magjistratët, e mbartur prej 7 vitesh. Ka 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese që mazhoranca juaj ka refuzuar t’i zbatojë, ose më saktë, i ka shkelur. Gjatë kohës kur ne diskutonim në komisione, na kanë ardhur opinionet e institucioneve të drejtësisë. Versioni juaj nuk është konsultuar. Jeni para përgjegjësisë për ta tërhequr sot, sepse rrezikojmë të shkelim Kushtetutën. Duhet të marrim kohën e mjaftueshme që ky Kuvend të marrë një vendim për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare. Nuk mund t’i mbajmë të pasigurt në trajtimin financiar, sepse nuk do t’i shërbenin si duhet vendit. Ndaj tërhiqeni, të bëhet vlerësimi i projektligjit e më tej të veprojmë”, tha Bardhi.

Në përgjigje, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e cilësoi hipokrite kërkesën e PD-së, e cila u rrëzua me 79 vota kundër. Balla tha se është lajm pozitiv që opozita del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke iu referuar kritikave dhe akuzave të saj të mëparshme ndaj drejtësisë.

“Kuvendi, që nga viti 1998, ka një praktikë të konsoliduar sa i përket procedurës që ndjek në transpozimin e vendimeve të Kushtetueses. Këshilli i Legjislacionit e ka përfunduar detyrën e vet. Madje, Kushtetuesja duhet të marrë shembull nga Këshilli ynë i Legjislacionit. Më vjen mirë të dëgjoj që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është lajm pozitiv, sepse tregon reflektim nga ato sharje dhe kërcënime që jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh. Sot jemi këtu për të votuar një projektligj. Vota jonë ndaj kërkesës së PD-së është kundër. Është kërkesë hipokrite. Më thanë që jemi vonuar dhe tani që e kemi sjellë, na thoni ta shtyjmë”, tha Balla.

7 Komente

  1. 9
    90% e popullit eshtw kundra pages horrave

    Te behet referendum per pagat e ketyre horrave qe nuk bejne 5 leke pune e marin 10000 euro

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Po te bejme referendum qe ta bejme Ramen edhe Ali edhe Kadi

      Përgjigjjuni
      1. A
        Argita Pr Dr ne Fakultetin Juridik……..

        Jetoj 36 vjet ne Gjermani. Kemi nje biznes ku jane te punesuar dhe shume Studente.Njera prej tyre eshte Prokurore ne Stuttgart qe prej 10 vjetesh.E pyeta nqs me lejon sa paguhet,? Pa problem me tha 4-6mije € .Imigjino ne nje Shtet qe Hajdutet quhen Prokurore duan mbi dhjetmije€ ne Shqiperi dhe keta qelbesira duhet te mbrojne parat e shtetit nga Krimi. Institucionet e Drejtesise ne Shqiperi duhet tu veshe flaken me Benzin ose dinamit.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sass

        Baz Gardhi te ka filluar suma te kruhet por nje dite do ta gjesh partnerin. Pederast

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sqli metaj

          O re 3x ti ke hallin e rames apo te lekeve se po moren kta horra 100 milion euro ec e kerko k.... e rames meqense e ke qef.

          Përgjigjjuni
          1. P
            PD

            o Bardho, pse je kaq gej mer plak?

            Përgjigjjuni
            1. M
              Meleq Sinani

              O Gaz Bardhi po ti gjoja je me popullin fukara si ka mundēsi qē bēhesh me kta kriminelēt e drejtēsis si ? ? ?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje