
Real Madridi po kalon nëpër një fazë riformatimi në repartin ofensiv, ndërsa Jose Mourinho i ka komunikuar drejtpërdrejt Vinicius Juniorit se mund ta humbasë vendin në formacionin titullar nëse nuk e ngrit nivelin e paraqitjeve në ndeshjet e ardhshme.
Sipas Cadena SER, trajneri portugez e ka paralajmëruar sulmuesin brazilian se Yan Diomande mund t’ia marrë vendin në krahun e majtë nëse vazhdon të shfaqë paqëndrueshmëri në fillimin e këtij sezoni.
Pavarësisht se ka vazhduar të jetë titullar për shkak të rolit të tij të rëndësishëm në dy triumfet e mëparshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, Viniciusi ka regjistruar një gol dhe tri asistime në shtatë ndeshje të zhvilluara gjatë sezonit 2026/27.
Në ndeshjen e fundit ndaj Elche, e cila përfundoi me fitoren 3-2 të Real Madridit, 26-vjeçari pati një paraqitje të çuditshme, duke humbur tri mundësi të pastra përballë portierit kundërshtar. Versus.al

