
Grupi parlamentar i deputetëve të Partisë Demokratike ka tërhequr vëmendjen gjatë mbërritjes në sallën e Kuvendit me aktin e tyre simbolik.
Duke u solidarizuar me vendimin e marrë ditën e djeshme nga Gjykata e Hagës që dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK, ata kanë vendosur stemën e UÇK-së në veshjet e tyre gjatë seancës plenare që zhvillohet sot.
Ndërkohë jashtë Kuvendit, ndodhen qindra qytetarë që vijojnë protestën kundër qeverisë. Versus.al

