Politikë
“Mua nuk më ka votuar populli, por shoqëria ime”, Kryemadhi përballet me protestuesit, porosia që iu jep

Ilustrim · Vizion Plus
Monika Kryemadhi është përballur me protestuesit pas daljes nga GJKKO.
Një grup protestuesish, ishin mbledhur para gjykatës, ku kërkonin lirimin e qytetarëve të arrestuar pak ditë më parë. Kryemadhi, iu është bashkuar dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre, ku edhe u ka dhënë atyre këshilla për vijimin e aksionit të tyre.
“Strukturohuni se ndryshe nuk keni gjë në vijë, u ka thënë Kryemadhi, teksa shton se “kam eksperiencë unë në këtë fushë”.
Por teksa është përballur edhe me kundërshti nga protestuesit, Kryemadhi ka thënë: “Mua nuk më ka votuar populli, më ka votuar shoqëria ime. Edi Ramën e ka votuar populli”.




