Kontrollet në burgje, sekuestrohen celularë në Peqin dhe Fier! Një i burgosur kapet në flagrancë

17 Shtator 2026 | 11:33

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ka zhvilluar kontrolle në disa institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.

Sipas AMSEVP-së, gjatë kontrolleve në IEVP Peqin dhe IEVP Fier janë konstatuar dy raste të mbajtjes së aparateve celularë nga të burgosur, ndërsa janë proceduar disa persona, përfshirë edhe punonjës policie.

Në IEVP Peqin, gjatë kontrollit të sendeve personale të të burgosurit me inicialet F. Ç., është gjetur një aparat celular.

Pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, AMSEVP ka bërë arrestimin në flagrancë të F. Ç., i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal.

Po në Peqin, janë proceduar në gjendje të lirë të burgosurit M. H., L. Gj., I. L. dhe F. A., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, sipas nenit 300 të Kodit Penal.

Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar edhe shtetasit Sh. K. dhe E. J., me detyrë punonjës policie në IEVP Peqin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Kontrollet në IEVP Fier

Në IEVP Fier, gjatë kontrollit në ambientet e dhomës së të burgosurit R. K., është konstatuar një tjetër aparat celular.

Sipas njoftimit të AMSEVP-së, R. K. është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë edhe i burgosuri E. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, sipas nenit 300 të Kodit Penal.

Materialet procedurale, sipas AMSEVP-së, do t’u referohen për veprime të mëtejshme Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Fier.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO i përgjigjet Dhomës së Avokatisë: Ndalimi i telefonave në sallë, masë rendi dhe sigurie

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO këtë të enjte është përgjigjur Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me kërkesën për rishikimin...
11:22 | 17/09/2026

Burgjet për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, raporti: Kushtet e papërshtatshme për trajtimin e tyre

Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues i Këshillit të Evropës, KPT ka publikuar këtë të enjte raportin e tij...
10:51 | 17/09/2026

Falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, pranga 2 ish-drejtorëve të ASHK, specialistit dhe përfituesit në Fier

Prokuroria e Fierit ka dalë me një njoftim këtë të enjte ku ka bërë me dije se janë vënë në pranga 4 persona mes tyre...
10:29 | 17/09/2026