Mes tensionesh ka nisur seanca e sotme parlamentare, teksa Partia Socialiste kërkoi unifikimin e një deklarate të përbashkët të Kuvendit në lidhje me dënimin prej 81 vitesh burg të dhënë nga Gjykata e Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së ditën e djeshme.
Ndërkohë deputeti i Partisë “Mundësia” Erald Kapri, ka shprehur kundërshti me këtë fakt, ku teksa u shpreh se në fakt sipas tij elita e PS e në veçanti Edi Rama, kanë dashurr që Thaçi të dënohej. Ai theksoi se një deklaratë e bërë nga Kuvendi është e pamjaftueshme për të mbajtur përgjegjësi, por sipas tij duhet të përgatitej një rezolutë me hapa konkretë e cila të përcaktonte se sa para do të harxhohen nga buxheti i shtetit për çështjen e kombit shqiptar.
Në replikë kreu i Kuvendit Niko Peleshi iu përgjigj deputetit Kapri se jo çdo gjë është biznes edhe para.
Pjesë nga debati:
Erald Kapri: E kuptoni tani sepse sot sot duhet të ishte një ditë që duhet të flisnim për përgjegjësi, kush do e marrë përgjegjësinë që dështuam si dy shtete dje në Hagë? Ato mitingjet folkolorike? çfarë bëri shteti shqiptar për të mbrojtur liderët e luftës atje? Çfarë ka bërë? Zero! Ka heshtur, ka pasur komplesitete për të mos thënë që elita këtu dhe Edi Rama në veçanti ka dashur që Thaçi të dënohet.
Dhe dalin këtu me një kërkesë që të mos mungojë njeri në unifikimin e një deklarate të Kuvendit dhe flasin me gjuhë dhune. Nëse ky parlament duhet të bënte diçka nuk është deklarata çfarë është deklarata, rezolutë me hapa konkrete, duhet para buxhet, sa do harxhojmë për të mbrtojtur çështjen e kombit shqiptar, dalin këtu me gjuhë urrejte kundër opozitës s’na lenë të flasim dhe vijnë këtu në fshehtësi nga frika e vezës së qytetarëve, u ka dalë boja.
Niko Peleshi: Nuk është gjithçka biznes edhe para, unë s’kam fare çfarë tu them ju, është repilikë nga ana ime sespe ju iu nenshkruat asaj deklarate, nuk është çdo gjë marrëveshje biznesi.
Deputetve jashtë grupeve parlamentare unë nuk kam çfarë ju them se ju kjeni disiplinën tuaj, nuk respektoni të ndonjë grupi, po me grupert parlamentare në sallë ne kemi bërë një marrëveshje, edhe i përgëzoj sepse kishte një pjekuri. Të lutem, sa i përket deputetve të këtyre grupeve parlamentare me të cilët kemi rënë dakord sot në mëngjes do tu luteshatë mos e vazhdojmë disutimin për procedurë, ndërprtitini edhe t’ia lemë deklaratës së përbashkët.
Ju zoti Kapri mund të vazhdoni sepse nuk mbani përgjegjësi sepse asnjë përfaqësues nga ju nuk ka qenë në mbledhje këtë mëngjes.
