Politikë
Përshkallëzon protesta, tubuesit godasin me vezë efektivët e policisë

Ilustrim · Vizion Plus
Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit janë grumbulluar ditën e sotme para Kuvendit, ndërsa policia ka marrë masat dhe ka rrethuar të gjithë perimetrin me gardh metalik.
Protestuesit pas Kuvendit, janë zhvendosur në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, ku situata ka agravuar dhe ka vijuar me përplasje.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, i cili ndodhet në terren raporton se protestuesit kanë qëlluar me vezë në drejtim të efektivëve.




