Përshkallëzon protesta jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

Aktualitet

Publikuar: 17/09/2026

Përshkallëzon protesta jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

Ka përshkallëzuar protesta e cila po zhvillohet jashtë Kuvendit teksa brenda vijon seanca parlamentare.

Pasi janë zhvendour në bulevard, protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e policisë.

Ata marshuan nga qendra tregtare drejt sheshit para ministrisë së Brendshme, aty ku u përballën me kordonin e policisë.

Një nga protestuesit u përplas edhe fizikisht me një efektiv.