Lajmi i fundit

LIVE - Sot seancë plenare dhe protesta

Në 'Porsche Cayenne' me lingota dhe monedha floriri, kush është 30 vjeçari i arrestuar në Fier

11:43, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 30 vjeçar u arrestua nga policia e Fierit pasi në automjetin tip “Porsche Cayenne’ u gjetën 9 monedha floriri, 4 lingota floriri. Armando Biçaku nuk dispononte asnjë dokumentacion për origjinën/burimin e sendeve me vlerë dhe as parave.

Forcat Shqiponja ndaluan makinën luksoze me qëllim verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë kur kanë zbuluar lingotat dhe monedhat e arit të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar.

Në makinë 30 vjeçari kishte dhe  4000 euro dhe 93 000 lekë. Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjet një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, si dhe për nisjen e hetimit pasuror, me qëllim dokumentimin e burimit të sendeve me vlerë dhe parave që iu gjetën 30-vjeçarit.
Operacioni u kodua "Gold'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco