Protestuesit “shkulin” gardhin metalik te Ministria e Brendshme.
Qytetarët e vendosur të protestojnë përpara Kuvendit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.
Forca të shumta policore, por edhe forca speciale, janë vendosur në një perimetër shumë larg Kuvendit për të mbrojtur deputetët e mazhorancës.
Ndërkohë qytetarët protestues kanë vazhduar thirrjet: ‘Polici e krimit’ dhe ‘Mos e mbroni Ramën’.
Protestuesit kanë hedhur letra higjienike ndaj policëve, ndërsa kanë nisur shoqërimet e para të dhunshme.
Qytetarët po protestojnë prej muajsh me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’.
Sa herë zhvillohen seanca plenare, qytetarët e zhvendosin protestën e tyre përpara Kuvendit.
© SYRI.net
Berisha-ministres së Shëndetësisë: Shko e pi një kafe me Karçanajn që të mbledhësh mendjen! Jep dorëheqjen se ke futur Lindën e Surrelit aty
Balliu në Kuvend: Në një shtet normal prevalon Kushtetuta, në një narkoshtet prevalon vendimi i partisë
Protesta te Kuvendi/ Narko-policia arrestoi me dhunë 11 protestues