
Ndërkohë që të rinjtë shqiptarë hasin vështirësi në pagesën e faturave dhe të kostove të studimeve duke u detyruar shpesh të marrin edhe kredi, universitetet shqiptare duket se nuk e kanë këtë shqetësim, por përqendrohen që të sigurojnë të gjitha kushtet për studentë të huaj.
Rasti konkret dhe më flagrant është shënuar së fundmi në Vlorë në universitetin “Ismail Qemali”. Me anë të një shkrese që mban datën 11 shtator 2026, rektorja e këtij universiteti, Aurela Saliaj i kërkon Bordit të Administrimit që të lehtësojë procedurat për studentët e huaj që dëshirojnë të ndjekin studimet në këtë universitet.

Në formularin e përgatitur për këtë synim, vihet re se në ftesën për vizë të posaçme për studentët e huaj, flitet për 4 pika që kanë të bëjnë me mbulimin e çdo shpenzimi që studentët e huaj do të kenë gjatë qëndrimit në Shqipëri duke nisur nga strehimi e deri tek ushqimi, shërbimi shëndetësor apo biletat e udhëtimit.

Së fundmi në Shqipëri ka patur regjistrime të shumta të studentëve nga India kryesisht në universitete private për degën e infermierisë.
Ajo çfarë me të drejtë ngjall habi dhe debate me të drejtë mes qytetarëve është sesi shteti nuk përqendrohet në përmirësimin e kushteve të arsimit dhe lehtësimin e shpenzimeve për studentët shqiptarë, por duket i investuar në tërheqjen e studentëve të huaj duke u paguar çdo shpenzim. Nga ana tjetër të rinjtë shqiptarë detyrohen të largohen jashtë vendit për shkak të kostove të larta të jetesës dhe mungesës së mundësive në tregun e punës. Versus.al

