Berisha nga Kuvendi: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ka folur lidhur me dënimin e ish-krerëve te UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Berisha u shpreh se përgjegjës për vendimin e së mërkurës është presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama.
“Së fundi, ai Padrinoja juaj, pas kësaj që ndodhi në Hagë, në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi, është Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama. Ku e keni tani, e keni parë të çelë ndonjë gojë, më thoni pak çfarë tha ai?
Thuaj çfarë fjalë ka shqiptuar? Apo ai ministri i tij? Se u zhdukën këta. Këta sjellin këtë, që ky ka imunitet të vjedhë ditë e natë dhe thotë faleminderit, më lini të vjedh më shumë. Ky që kam këtu.
Se ky mobilizon të gjithë familjen, u jep kompani. Niko, ja ku e ke zëvendësin, aty e ke. Niko, të thashë se e ke zëvendësin gati. Po, po, do e heqin edhe atë”, tha ai.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.
Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit bllokojnë rrugën me kosha mbeturinash! Ndërhyn policia
Protesta para Kuvendit, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë (VIDEO)
Protestuesit çajnë gardhin metalik, ndërhyn policia (VIDEO)
- 12:36 Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit bllokojnë rrugën me kosha mbeturinash! Ndërhyn policia
- 12:29 Zarf me plumb dhe letër kërcënuese për ministrin e Arsimit në Itali, Meloni dhe qeveria në solidaritet
- 12:24 Protesta para Kuvendit, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë (VIDEO)
- 12:11 “Liria është fituar me gjak”, mesazhi i Dua Lipës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
- 12:05 Carney pas deklaratës së von der Leyen për anëtare të asociuar: Evropa dhe Kanadaja janë edhe më të forta së bashku
- 11:59 Mbi 11 mijë euro donacione nga funerali i Mazonakis, do të ndërtohet një kuzhinë sociale për personat në nevojë