Rrëzohet kërkesa e PD që të mos votohet drafti për pagat e magjistratëve, Balla: Hipokrizi!. Bardhi: Tërhiqeni ligjin
Sot seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë para godinës: Rama jep dorëheqjen! 17 Shtator, 09:10 ...
Sot seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë para godinës: Rama jep dorëheqjen! 17 Shtator, 09:10 ...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 “Ramoviç jep dor...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Në fjalën e tij, Boçi theksoi se OECD ka evidentuar një fakt konkret se shkollat me më pak se 21 nxënës, të përshtatshëm për testimin PISA, nuk u kontaktuan për zhvillimin e vlerësimit dhe për pasojë nuk morën pjesë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, zhvilloi sot një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro në lidhje me administrimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në PISA 2025 dhe përgjegjësinë për informimin e saktë të Kuvendit e të publikut mbi rezultatet. Në fjalën e tij, Boçi theksoi se OECD ka evidentuar një fakt konkret se shkollat me më pak se 21 nxënës, të përshtatshëm për testimin PISA, nuk u kontaktuan për zhvillimin e vlerësimit dhe për pasojë nuk morën pjesë.
Sipas tij, interesi publik këtu nuk kërkon vetëm të di çfarë rezultati është publikuar, po dhe cilët nxënës përfaqëson ai rezultat, cilët kanë mbetur jashtë dhe kush mban përgjegjësi për këtë fakt.
“Dhe këtu nuk po flasim thjesht për nxënës që munguan ditën e testimit apo kishin arsye apo justifikime, apo për shkolla që refuzuan pjesëmarrjen në këtë testim, por flasim për shkolla që nuk u kontaktuan nga Ministria e Arsimit. Është një boshllëk strukturor në mbulimin e kampionit, që, siç e thotë OECD-ja, nuk korrigjohet plotësisht me rregullime statistikore. Kjo do të thotë diçka shumë konkrete: një pjesë e nxënësve shqiptarë, ndoshta pikërisht ata të shkollave më të vogla, shpesh rurale, shpesh në zona me vështirësi ekonomike, nuk janë matur fare. Kur flitet për përmirësim apo keqësim të rezultateve të Shqipërisë, krahasuar me ciklet e mëparshme, po flitet për një pamje që në fillim lë jashtë kuadrit pikërisht ata nxënës që kanë më shumë nevojë për vëmendjen e shtetit. Urgjenca e kësaj interpelance lidhet drejtpërdrejt me fillimin e vitit të ri shkollor. Vendimet për ndërhyrje pedagogjike, për mbështetjen e shkollave dhe për ndarjet buxhetore po merren tani dhe duhet të mbështeten mbi një vlerësim të besueshëm dhe të plotë, dhe jo mbi një pamje të cunguar të realitetit”, tha ai.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në interpelancën lidhur me rezultatet e PISA 2025, theksoi se vlerësimi ndërkombëtar PISA zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga OECD dhe konsorciumi ndërkombëtar që administron procesin. Kumbaro tha se PISA nuk është një provim që organizohet sipas dëshirës së Ministrisë së Arsimit dhe as një listë shkollash që mund të ndryshohet në mënyrë arbitrare nga zyrtarë të caktuar. Përzgjedhja e pjesëmarrësve bëhet përmes procedurave të standardizuara të kampionimit, të cilat synojnë të sigurojnë përfaqësimin statistikor të sistemit arsimor parauniversitar.
“PISA nuk është një provim që Ministria e Arsimit e organizon sipas dëshirës së vet, ashtu siç nuk është as një listë shkollash që një zyrtar shqiptar mund ta shkurtojë apo ta zgjerojë sipas interesit politik të momentit. Është një vlerësim ndërkombëtar, me rregulla kampionimi të përcaktuara nga OECD-ja dhe nga konsorciumi ndërkombëtar që e drejton këtë proces në më shumë se 90 vende të botës, dhe këto rregulla zbatohen njësoj, pavarësisht se cila qeveri qëndron në pushtet kur zhvillohet testimi. Dikush ka vendosur të përjashtojë shkolla” nga ky proces, në mos qoftë dezinformim me dashakeqësi që s’dua ta besoj, e kuptoj menjëherë se po ngatërrohen dy gjëra thelbësisht të ndryshme; një procedurë statistikore ndërkombëtare, e vendosur shumë kohë para se testimi të fillojë, dhe një supozim politik për ndërhyrje të qëllimshme. Më vjen shumë keq për banalizimin e këtij diskutimi, ku respektin për një testim të OECD – për të cilin tanimë po flet e gjithë bota, sepse të gjitha sistemet arsimore marrin mësimet e tyre nga këto rezultate – e nëpërkëmbni me dritshkurtësinë e allishverishteve tuaja politike a thua se bëhet fjalë për rezultatet e zgjedhjeve në godinën e SHQUP-it ku i plotësoni shifrat me rrumbullakosje sipas direktivave nga lart-poshtë”, theksoi Kumbaro./Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Ram...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë bërë ushtarë të krye...
Redi Muçi dhe Zegjine Çaushi TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka ironizuar deputetët socialistë...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk tërhiqet nga rregullat e reja për kufizimi...
Redi Muçi dhe Niko Peleshi TIRANA- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka folur për protestat të cilët po pro...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi është përballur me protestuesit pas daljes nga GJKKO. Një grup protestuesish, ishin mble...
Taulant Balla TIRANA- Deputeti i Partsë Mundësia, Erald Kapri ka kërkuarm që për deklaratën për UÇK-në n&eum...
Ina Zhupa TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur për vendimin e ditës së djeshme ku Gjykata Speciale në Hag&e...
Tritan Shehu TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kërkoi që kërkoi që rezoluta për dënim...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi heqjen nga rendi i ditës të projektligjit p&eum...