E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tjetërsimi i pronave në Fier, në pranga 4 persona, mes tyre 3 ish-zyrtarë të ASHK-së

Ilustrim · Vizion Plus

Katër persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Stolen Land”, pas një hetimi të nisur nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë.

Operacioni u finalizua më 16 shtator 2026 nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Mbështetjen Operacionale të Hetimit.

Në pranga kanë rënë E. Sh. dhe B. K., ish-drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), P. Ç., specialist dhe jurist pranë ASHK-së, si dhe K. H., personi që dyshohet se ka përfituar pronat.

Sipas Policisë, hetimi ka nisur që në vitin 2025 dhe është zhvilluar përmes metodave proaktive. Katër të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar për të regjistruar në pronësi të shtetasit K. H. sipërfaqe toke, duke shfrytëzuar pozicionet e tyre të punës dhe duke falsifikuar dokumentacionin përkatës.

Në kuadër të veprimeve procedurale, masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier janë ekzekutuar me mbështetjen e strukturave të DVP Tiranë dhe DVP Vlorë.

Ndaj katër personave është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.