web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama, i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

17 Shtator 2026, 12:49, Politikë CNA

Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend:

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend lidhur me audio-përgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku ngrihen dyshime për trafik armësh.

Këlliçi tha se prej 5 muajsh kanë kërkuar informacion nga ministri i Mbrojtjes dhe nuk kanë marrë ende përgjigje. Më tej tha se mazhoranca shkeli Kushtetutën duke refuzuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e KAYO-s.

Ai theksoi se kjo çështje është prioritare dhe duhet të marrë drejtim sa më shpejt.

“U bënë 5 muaj që i drejtohemi me shkrim ministrit të Mbrojtjes dhe ai refuzon të kthejë përgjigje. Ditën e sotme mazhoranca ka shkelur sërish Kushtetutën duke mohuar kërkesën e PD-së për Komision Hetimor për të hetuar veprimtarinë e KAYO-s, një kompani kriminale, e cila ka marrë 34 milionë euro të cilat kanë shkuar në xhepin e Ron Yeffet, mikut të Edi Ramës.

Kanë dalë disa audio-përgjime të cilat deri tani nuk rrëzohen as nga kompania vetë dhe nga askush në media, të bëra publike nga një ish-zëvendëskryeministër i këtij vendi. Kjo çështje që është prioritare dhe do të duhet të marrë një drejtim herët a vonë.

Ajo tregon përfshirjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit me mikun e tij Ron Yeffet për interesat e tij me trafikun e armëve që prodhohen në vende të cilat janë në konflikt, si Sudani, sillen në Shqipëri sikur janë prodhuar këtu, ripaketohen dhe pastaj trafikohen në mënyrë të paligjshme dhe dërgohen në vende të tjera. Ndërmerrni masa që të zbatohet rregullorja e dakordësuar pak muaj më parë, ku thuhet se deputetët duhet të marrin përgjigje nga institucionet pa vonesë”, tha Këlliçi. /CNA





Lajmet e fundit nga