Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“O Hashim ti ku je? Krejt Kosovën këtu e ke!” Studentët nuk heqin dorë, mbushin dhe sot Prishtinën, "në këmbë" për çlirimtarët (PAMJE-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
“O Hashim ti ku je? Krejt Kosovën këtu e ke!”
Studentët e Prishtinës në protestë për çlirimtarët e Kosovës

Me pankarta në duar dhe të irrituar nga vendimi i djeshëm i marrë në Hagë për çlirimtarët e Kosovës, qindra studentë të Prishtinës janë bërë në zemër të kryeqytetit ku bëjnë thirrje për drejtësi.

“Liri për Drejtësi për Heronjtë tanë!”, “Jo në emër të studentëve”, “Studentët kërkojnë drejtësi” janë disa nga pankartat që mbajnë në duar studentët. Ndërsa njëzëri ata dëgjohen duke thënë: “O Hashim, ti ku je? Krejt Kosovën këtu e ke!”, siç mund ta dëgjoni dhe në videon e mëposhtme të publikuar nga media vendase IndeksOnline.

E njëjta thirrje me të njëjta fjalë përsëritet nga studentët për secilin prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin.

Sakaq bëhet me dije se dhe ditën e sotme efektivët e Kosovës kanë rrethuar Kryeministrinë, pasi protesta e studentëve pritet të zhvendoset nga sheshi i Prishtinës drejt godinës së  qeverisë.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit ku u caktua 81 vite burg për katërshen e UÇK-së, në Kosovë dhe Hagë shpërthyen protestat. Me lot në sy, shqiptarët e irrituar me vendimin ndaj çlirimtarëve kanë reaguar ashpër, pasi deri në mesditën e djeshme të gjithë shpresonin për lirimin e Thaçit, Krasniqit, Selimit dhe Veselit.

Tubimet e zhvilluara në Prishtinë bëhet me dije se janë shoqëruar me goxha tensione. Policia vendase ka njoftuar sot se një pjesë e protestuesve, rreth orës 22:30, janë zhvendosur në drejtim të bazës së EULEX-it, pranë tregut të gjelbër në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Sipas efektivëve, me të arritur pranë hyrjes së EULEX-it, protestuesit bllokuan rrugën dhe hodhën në drejtim të godinës mjete të forta dhe mjete piroteknike.

Edhe gjatë paradites së sotme është mbajtur protesta e radhës ku shqiptarët njëzëri kundërshtojnë vendimin e Hagës, e tubimi pritet të zhvendoset para zyrës së Albin Kurtit.

PAMJE nga protesta e studentëve të Prishtinës: 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese