Grabitën me dhunë dy pika karburanti në Bulqizë, në kërkim dy autorët
Dy pika karburanti janë vjedhur me dhunë gjatë mbrëmjes së djeshme në Bulqizë. Sipas raportimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:54, ku punonjësve të dy pikave të karburantit u janë marrë rreth 18.300 dhe 38.600 lekë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se njëri prej autorëve është identifikuar si A. H., 32 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim së bashku me bashkëpunëtorin tjetër, ky i fundit ende i paidentifikuar.
Gjithashtu, nga kërkimet në zonë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip “Toyota”, pa targa, si dhe një motomjet, ku dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, organizuan punën dhe kryen veprime të shpejta hetimore, duke bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar.
Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, rreth orës 00:54, ka shkuar në dy pika karburanti, në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë, ku u kanë vjedhur me dhunë punonjësve të këtyre pikave xhiron ditore (18.300 dhe 38.600 lekë).
Në vijim të veprimeve dhe kontrolleve të kryera në zonë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan automjetin tip “Toyota”, pa targa, si dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personit tjetër të përfshirë në ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Gjykata e Tiranës liron protestuesit e arrestuar: Arrestimi i paligjshëm
Berisha nga Kuvendi: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë
Protestuesit bllokojnë rrugën përpara selisë së PD-së, përmbysin koshat e mbeturinave në rrugë
- 13:04 Gjykata e Tiranës liron protestuesit e arrestuar: Arrestimi i paligjshëm
- 12:47 Berisha nga Kuvendi: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë
- 12:36 Protestuesit bllokojnë rrugën përpara selisë së PD-së, përmbysin koshat e mbeturinave në rrugë
- 12:29 Zarf me plumb dhe letër kërcënuese për ministrin e Arsimit në Itali, Meloni dhe qeveria në solidaritet
- 12:24 Protesta para Kuvendit, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë (VIDEO)
- 12:11 “Liria është fituar me gjak”, mesazhi i Dua Lipës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së