Tubimi para gjimnazit te "Zogu i Zi"/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për protestuesit e arrestuar
Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesit e arrestuar në pr...
Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesit e arrestuar në pr...

Ish-deputeti Edmond Spaho komentoi sot debatet e prodhuara nga opozita gjatë seancës së sotme në Kuvend lidhur me fajtorët e dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata e Hagës.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Spaho shprehet se edhe në çështje të tilla që bashkojnë shqiptarët, as të majtët e të djathtët nuk bëhen bashkë.
Sipas Spahos, në vend të këtyre debateve, do të ishte mirë që spektri politik shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut të mblidhej, të diskutonte dhe të hartonte një strategji se si do të shkohet dhe si do të organizohet mbrojtja e 4 të dënuarve në Gjykatën e Apelit të Tribunalit të Hagës.
“Opozita në Shqipëri ka debatuar sot në Parlament se kush e ka fajin që u ngrit Tribunali i Hagës, i cili dje dënoi 4 ish-drejtues të UÇK-së.
Jo më kot ka dalë shprehja që më parë bën bashkë një tufë me pleshta se bën bashkë shqiptarët, aq më shumë pozitën me opozitën e çdo vendi ku ne banojmë.
Drejtuesit e shqiptarëve, të majtë e të djathtë, nuk bëhen bashkë për zgjidhjen e një çështjeje kombëtare, por shikojnë si të përfitojnë politikisht brenda vendit, si t'ia hedhin fajin tjetrit dhe si të zbulojnë "tradhtarë". Madje e bëjnë me mburrje dhe me eufori boshe prej mendjelehti.
Është fakt i ditur botërisht që ngritja e Tribunalit të Hagës ishte kërkesë pa ekuivok ndërkombëtare e mbështetur nga amerikanët.
Nëse Kosova nuk do ta votonte ngritjen e Tribunalit në Parlamentin e saj, OKB-ja, me propozimin e Rusisë, do të ngrinte një tribunal ndërkombëtar për Kosovën dhe amerikanët do ta votonin atë, duke e vënë Kosovën politikisht në një situatë edhe më të vështirë.
Sot dalin shumë trima që mburren se kanë thënë të mos votohej krijimi i Tribunalit të Hagës, por nuk thonë se si do ta pengonin krijimin e tribunalit ndërkombëtar të OKB-së.
Të njëjtën logjikë ka propozimi idiot që Parlamenti i Kosovës të zhbëjë Tribunalin e Hagës, duke harruar që komuniteti ndërkombëtar dhe armiqtë e shqiptarëve kanë mjete të tjera në dispozicion për t'ia vënë Kosovës dy këmbët në një këpucë.
Ky qëndrim në Parlament sot është ekzaktësisht të flasësh si e ëma e Zeqos në majë të thanës ose kur nuk ke punë, tund derën.
Do të ishte mirë që spektri politik shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut të mblidhej, të diskutonte dhe të hartonte një strategji se si do të shkohet dhe si do të organizohet mbrojtja e 4 të dënuarve në Gjykatën e Apelit të Tribunalit të Hagës.
Por kjo nuk bëhet, sepse secili shikon ngushtësisht interesin e grupimit të tij politik, mendon se si ta përdorë këtë çështje për të fituar pikë brenda vendit për zgjedhjet e ardhshme.
Aq më tepër që ne shqiptarët kemi shprehjen që çudia më e madhe 3 ditë zgjat, më pas do të dalë një çështje tjetër dhe do të merremi me të siç trajtojmë me papërgjegjshmëri çdo gjë.
Diskutimi i hapur sot tregon jo vetëm papjekurinë e klasës politike shqiptare dhe atyre që ngrenë çështje të tilla, por edhe një herë evidenton faktin që për ne ka më shumë rëndësi t'i hamë kokën njëri-tjetrit brenda vendit, sesa të kujdesemi për çështje që kanë të bëjnë me tërë shqiptarët.
Në të vërtetë, qytetarët shqiptarë as u vënë veshin broçkullave të tilla, pasi e dinë se përse bëhen dhe se ato nuk kanë asnjë vlerë për jetën e tyre”,-shkruan Spaho./CNA
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot k...
Një interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e...
Dy interpelanca të përfshira në rendin e ditës së seancës ...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh sot m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë f...
Demokratët kanë kundërshtuar këtë të enjte shqyrtimin në K...
Ka nisur seanca e sotme plenare në Parlament. Kryetari i K...
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot shkark...
Partia Demokratike ka bërë kërkesë për ndryshimin e rendit...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën plenare të ra...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit në Krujë ka deklar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pra...
Partia Demokratike po ka zhvilluar Kuvendin në Krujë. I pr...
Kryeministri Edi Rama sot ka zhvilluar një takim në qyteti...
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka zbuluar detaje nga m...
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet soc...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara...
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me b...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas 30-vjeçar, ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku raportohet s...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Evropian pë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me u...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Bankat më të mëdha qendrore po rikthehen te rritja e norma...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 79.1 lekë dhe ...
Qeveria parashikon krijimin e një rezerve strategjike të n...