Ministrja Spahiu bën zotim: O sjell PET-Scanin deri në fillim të 2027, o jap dorëheqjen
Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klod...
Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klod...

Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit, EULEX, në Prishtinë e përfshiu zjarri të mërkurën vonë, pasi demonstruesit e sulmuan me mjete piroteknike, teksa protestonin kundër dënimit me burgim për krime të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale e vendit në Hagë, njoftoi policia.
Qindra njerëz ishin mbledhur në kryeqytet qysh të mërkurën në mëngjes për ta përcjellë në ekran shqiptimin e aktgjykimit kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Trupi gjykues i shpalli fajtorë ata për krime lufte dhe i dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim secilin, ndërsa Veselin me 18 dhe Selimin me 13 vite burg.
Qytetarë të pakënaqur me aktgjykimin protestuan dy herë pranë objektit të EULEX-it. Policia tha se rreth orës 22:30, një numër i caktuar i protestuesve, të cilët kishin qenë duke protestuar pranë objektit të qeverisë së Kosovës, kishin lëvizur sërish në drejtim të bazës së EULEX-it në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Ata e bllokuan rrugën pranë hyrjes në kompleksin e EULEX-it dhe filluan të hidhnin gjësende të ndryshme, “mjete të forta dhe mjete piroteknike, ku si pasojë e këtyre të fundit, një pjesë e objektit është kapluar nga një zjarr i vogël”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia tha se zjarri u shua menjëherë. Nuk pati të lënduar.
EULEX-i ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilave u ofron mbështetje logjistike dhe operacionale, ndërsa BE-ja është financuesja kryesore e tyre.
Protesta përfundoi pak pas mesnatës dhe kaloi pa ndonjë incident të madh dhe pa lëndime, theksoi policia.
“Zyrtarët policorë në vazhdimësi kanë biseduar me protestuesit dhe kanë kërkuar që të protestojnë në mënyrë të qetë, të mos hedhin gjësende dhe mjete të rrezikshme drejt objekteve shtetërore”, thuhet në njoftim.
Policia tha se do t’i vazhdojë praninë dhe patrullimet në terren për të garantuar rend kushtetues dhe siguri publike në të gjithë vendin.
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i gjykatës.
Dënimi me burgim i ish-krerëve të UÇK-së, të cilët pritet të ankohen në Apel, u kritikua ashpër në Kosovë, ku ata shihen si heronj kombëtarë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi aktgjykimin si padrejtësi të papranueshme.
“Edhe pse aktgjykimi mund të jetë shpallur formalisht në emër të popullit të Kosovës, kjo formulë boshe nuk duhet të ngatërrohet me vullnetin e popullit”, tha Kurti në një deklaratë.
Gjykata Speciale është formalisht pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.
Kjo gjykatë është jopopullore në vend dhe kundër saj ka pasur protesta të vazhdueshme qëkurse katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan më 2020./REL
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me u...
Sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase të Kievit dhe Odes...
Për të dytin vit radhazi, qeveria amerikane i ka mohuar Pr...
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me tarifa të rën...
Më shumë se 1,000 fëmijë kanë humbur jetën nga një shpërth...
Ministri për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së Andin Hot...
Marrëveshja nënvizon një shtytje më të gjerë nga prodhuesi...
Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi ka bërë një reagim në ...
Arabia Saudite tha se rrëzoi një dron të rebelëve Huthi pr...
Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh shqetësim se vendimi i...
Rezerva Federale rriti normën e saj bazë të interesit siç ...
Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark në një dalje televizive k...
Pas vendimit të Gjykatës së Hagës për dënimin e ish-krerëv...
Qëndrimi i kancelarit në pushtet duket gjithnjë e më i dob...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
Ish-deputeti dhe publicisti, Veton Surroi ka bërë një reag...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) ka akuzuar Rusinë...
Komisionerja për Zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor, M...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë arrestuar në Sarandë për palgosjen me thi...
Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim si autor i vjedhjes...
Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara...
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me b...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Europian pë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me u...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Bankat më të mëdha qendrore po rikthehen te rritja e norma...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 79.1 lekë dhe ...
Qeveria parashikon krijimin e një rezerve strategjike të n...