Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vodhën me dhunë xhiron në dy pika karburanti në Bulqizë, policia identifikon njërin prej autorëve

Shkruar nga Newsbomb
Vodhën me dhunë xhiron në dy pika karburanti në
Foto ilustruese: Policia

Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i cili në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, ka vjedhur me dhunë xhiron ditore të dy pikave të karburantit.

Sipas njoftimit të policisë, në kërkim është shpallur shtetasi A. H., 32 vjeç, banues në Bulqizë. Ai dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër, rreth orës 00:54 ka shkuar në dy pika karburanti, në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë, ku u kanë marrë me dhunë punonjësve xhiron ditore.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në zonë, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “Toyota”, pa targa dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e 32-vjeçarit dhe identifikimin e personit tjetër të përfshirë në ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve, vijon puna për identifikimin e autorit tjetër.

Sekuestrohen një automjet tip “Toyota” dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur gjatë ngjarjes.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, organizuan punën dhe kryen veprime të shpejta hetimore, duke bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar.

Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, rreth orës 00:54, ka shkuar në dy pika karburanti, në Bulqizë dhe Fushë-Bulqizë, ku u kanë vjedhur me dhunë punonjësve të këtyre pikave xhiron ditore (18.300 dhe 38.600 lekë).

Në vijim të veprimeve dhe kontrolleve të kryera në zonë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan automjetin tip “Toyota”, pa targa, si dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personit tjetër të përfshirë në ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese