Ministrja e re Shëndetësisë Klodiana Spahiu i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ngritura nga demokratët për funksionimin e shëndetësisë në vendin tonë, për të cilën theksoi se ajo të japë maksimumin e saj që të përmirësojë shërbimet ndaj pacientëve.
Duke e vendosur fokusin te Onkologjiku për të cilën premtoi se gatë punës së saj do të bëjë të gjitha ndryshimet e nevojshme, Spahiu bëri me dije se që nga dita e parë e punës ajo u ka caktuar ekspertëve të fushave të mjekësisë të gjitha hapat që duhet të ndiqen në të mirën e personave të prekur nga kanceri.
“Në 100 orët e mia të para, unë ndoshta kam punuar pa pushuar asnjë sekondë, ai grup që ka punuar me mua ka punuar 16 orë. Kush do të ketë dëshirë që të jetë me mua, harrojeni që në një pozicion punë do të vendoset pa meritë.
Debati duhet të bëhet mbi atë se si duhet të jetë në të vërtetë. Dua të ndalem te onkologjikun, i cili do të shqyrtohet nga në grup multidisiplinar, që përbëhet nga ekspertë sipas fushave përkatëse. Kur flasim për kancerin nuk flasim vetëm për pacientët që duhet të shërojmë.
Stafi i onkologjisë kanë marrë në mënyrë të detajuar se çfarë do të ndodh me një pacient që diagnostifikohet për herë të parë ose që do të ndiqet. Onkologjiku kërkon protokolle.
Kjo ka qenë nuk kam bërë asgjë të re, vetëm kam vënë hallkat që të lëvizin më shpejt. Janë të gjitha gjëra të bëra, është vendimi i ish-ministres së shëndetësisë, kjo gjë do të funksionojë sipas bordit, ku pacienti nuk do të kishte asnjë vështirësi” theksoi Spahiu në fjalën e saj.
Në përmbyllje të fjalës së saj Spahiu kërkoi nga demokratët bashkëpunim në mënyrë që tí shërbejnë sa më mirë vendit dhe jo të kërkohet se pse u dorëhoq ministrja e mëparshme.
“Unë kërkoj ndihmën tuaj për çdo rast që nuk bëhet sipas protokollit, unë jam e hapur të përballem .Nëse ne e bëjmë këtë gjë, do e bëjmë të gjithë bashkë por mos dezinformoni, mos u merrni me emra grash, se do të ngeleni burra me damë” përmbylli fjalën e saj ministrja.
Fjala e Klodiana Spahiut:
Në 100 orët e mia të para, unë ndoshta kam punuar pa pushuar asnjë sekondë, ai grup që ka punuar me mua ka punuar 16 orë. Kush do të ketë dëshirë që të jetë me mua, harrojeni që në një pozicion punë do të vendoset pa meritë.
Debati duhet të bëhet mbi atë se si duhet të jetë në të vërtetë.
Dua të ndalem te onkologjikun, i cili do të shqyrtohet nga në grup multidisiplinar, që përbëhet nga ekspertë sipas fushave përkatëse. Kur flasim për kancerin nuk flasim vetëm për pacientët që duhet të shërojmë.
Stafi i onkologjisë kanë marrë në mënyrë të detajuar se çfarë do të ndodh me një pacient që diagnostifikohet për herë të parë ose që do të ndiqet.
Onkologjiku kërkon protokolle. Kjo ka qenë nuk kam bërë asgjë të re, vetëm kam vënë hallkat që të lëvizin më shpejt. Janë të gjitha gjëra të bëra, është vendimi i ish-ministres së shëndetësisë, kjo gjë do të funksionojë sipas bordit, ku pacienti nuk do të kishte asnjë vështirësi.
Unë kërkoj ndihmën tuaj për çdo rast që nuk bëhet sipas protokollit, unë jam e hapur të përballem .Nëse ne e bëjmë këtë gjë, do e bëjmë të gjithë bashkë por mos dezinformoni, mos u merrni me emra grash, se do të ngeleni burra me damë.





