Plagosën me thikë dy persona pas një sherri, në pranga 3 të rinjtë në Sarandë

17 Shtator 2026 | 13:42

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Sarandë lidhur me plagosjen e dy vëllezërve të regjistruar mbrëmjen e së mërkurës. Policia bën me dije se dy nga të arrestuarit janë të moshës 19 vjeç dhe një 22-vjeçar.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 në lagjen nr. 1 ku ata janë konfliktuar për motive të dobëta me dy të plagosurit. Gjatë konfliktit ata kanë goditur me thikë dy të rinjtë të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Sarandë/Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1, Sarandë, janë konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me dy shtetas (vëllezër).

Gjatë konfliktit, dy vëllezërit, M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe, si rezultat i reagimit në kohë, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar të plagosjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensionet në protestë, 11 të shoqëruar në Komisariatin nr.1

Pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së sotme para ambienteve të Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme mësohet se 11 persona janë shoqëruar. Të shoqëruarit mësohet...
13:27 | 17/09/2026

Grabitën me dhunë dy pika karburanti në Bulqizë, në kërkim dy autorët

Dy pika karburanti janë vjedhur me dhunë gjatë mbrëmjes së djeshme në Bulqizë. Sipas raportimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:54, ku punonjësve...
13:13 | 17/09/2026

Gjykata e Tiranës liron protestuesit e arrestuar: Arrestimi i paligjshëm

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar disa ditë më parë, pas protestës në zonën e Zogut të Zi. Trupa gjykuese e...
13:04 | 17/09/2026