Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tensione dhe përplasje në protestë, 11 persona shoqërohen në komisariat

Shkruar nga Newsbomb
Tensione dhe përplasje në protestë, 11 persona shoqërohen
Foto nga shoqërimi

Protesta e zhvilluar këtë të enjte para ambienteve të Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme është shoqëruar me tensione. Mësohet se 11 persona janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1.

Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur herë pas here vezë dhe letra higjienike në drejtim të forcave të policisë. Gjithashtu, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të heqin gardhin metalik që rrethon godinën e Kuvendit.

Po ashtu, protestuesit kanë përmbysur dy kazanë mbeturinash pranë selisë së Partisë Demokratike, duke bllokuar rrugën.  Gjatë incidenteve të ndodhura, 11 persona janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1.

Protesta ka nisur rreth orës 09:00 dhe vijon pa ndërprerje, ndërkohë që brenda ambienteve të Kuvendit po zhvillohet seanca plenare.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese