E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Autor i 16 vjedhjeve, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, autor të 16 vjedhjeve në kryeqytet, gjatë muajve gusht dhe shtator.

I arrestuari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim.

Në kuadër të operacionit “Broken Door”, në pranga ka rënë shtetasi E. Gj., 34 vjeç.

Dyshohet se i ndaluari, gjatë periudhës gusht-shtator 2026, ka vjedhur me thyerje, shuma parash dhe produkte, në 8 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 2, në 4 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 3, në 2 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 1 dhe në 2 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 4.

Hetimet vijojnë për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht, veprimtarinë kriminale të shtetasit E. Gj., në fushën e vjedhjeve.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.