“Shko pi kafe”/ Këshilla e Berishës për ministren e Shëndetësisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fja...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fja...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fjalën në Kuvend, pas interpelancës me ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiun.
Berisha u shpreh se paraardhësja e saj, Evis Sala, dha dorëheqjen sapo iu propozua ajo që ai e cilësoi si “skema e vjedhjes më të madhe të të sëmurëve”.
Më tej kryedemokrati kishte dhe një këshillë për ministren, e cila ishte, të pinte kafe me Mirlinda Karçanajn.
Ndër të tjera, ai tha se Spahiu nuk duhet të dalë dhe të mbrojë skandalet e ndodhura në shëndetësi para se ajo të merrte detyrën.
“Kësaj zonje që ikën kështu dhe që u betua dhe u stërbetua këtu, duhet t’i them dy fjalë. Pararendësja juaj, ajo ka qenë një studiuese e rrallë, ua them unë, me punime që po t’u marrësh ju të gjithëve së bashku, nuk bëni as një të dhjetën e saj. Në Kembrixh dhe në universitete të tjera. Në një moment të caktuar, kur thoni ia mori ai mendjen dhe pranoi detyrën e ministres. E vërteta, me dorëheqjen e saj, ajo mbrojti integritetin e vet, duhet ta them, pavarësisht nga akuzat e lëshuara mbi të, por ajo kur erdhi puna që iu propozua skema e vjedhjes më të madhe të të sëmurëve, ajo tha mirupafshim. Pasardhësja u betua, u stërbetua këtu, kam vetëm një këshillë, shko dhe pi një kafe, jo me Lindën e Surrelit, por me Lindën tjetër. Jo me patronazhisten, por me atë drejtoreshën dhe të të rrëfejë ajo dramën e saj në mënyrë që uroj të mbledhësh mendjen dhe të japësh dorëheqjen një minutë e më parë nga ajo detyrë se fillim më të mbrapshtë nuk mund të kishte se të fusje aty patronazhisten e Surrelit, Lindën e Surrelit, kunati i së cilës është faktikisht strumbullari i të gjithë vjedhjeve të qindra miliona eurove në AKSHI.
Dhe nuk i del emri vetëm se është kunati i Lindës. Pra, meqë the për disa të dhëna, unë t’i jap ty të sakta fare. Pa dyshim që sistemi shëndetësor gjithnjë ka nevojë shumë të madhe për t’u përmirësuar, por një gjë kishte, në ato vite Shqipëria renditej e treta në Europë për aksesin, pra për mungesën e radhës. Së dyti, nuk kishte mungesa ilaçesh për sëmundjet malinje sepse në mënyrë absolute u bliheshin me çdo kusht. Së treti, një sistem mbi 100 milionë euro u investua në imazheri. Pra, nuk them se nuk kishte të meta, por statistikat tregojnë se sot shqiptarët paguajnë 50 për qind më shumë nga xhepi nga sa paguanin në ato vite. Mos bëj avokatinë e atyre akteve të tmerrshme, ku sterilizimit iu rrit çmimi 83 herë. Ndaj dhe je shumë folklorike kur del e betohesh këtu se je transparente. Po si mund t’i dalësh ti zot këtu sterilizimit? Ka ndodhur si ka ndodhur, po e kanë paguar me qindra jetë. A e di ti sa vdiqën nga Covid-i? 20 mijë vdekje. Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për vdekje. Dhe ti je mjeke, ti e di fare mirë se ajo erdhi nga mashtrimi i të sëmurëve, nga një sharlatanizëm kriminal që bëhej çdo gjë për të shtruar të sëmurët dhe mbante Shqipëria gjysmën e shtretërve të Covid-it që kishte Kosova. Pse e lidh veten ti? Pse na bën histori këtu? Ti e ke marrë përsipër aty, vazhdo me tezaken apo dajaken, çfarë është ajo, kushërira e parë, dhe do shohësh vetë ti. Por në radhë të parë shko te Karçanaj dhe pi një kafe me të.”, tha Berisha. /CNA
Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klod...
Ish-deputeti Edmond Spaho komentoi sot debatet e prodhuara...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot k...
Një interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e...
Dy interpelanca të përfshira në rendin e ditës së seancës ...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh sot m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë f...
Demokratët kanë kundërshtuar këtë të enjte shqyrtimin në K...
Ka nisur seanca e sotme plenare në Parlament. Kryetari i K...
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot shkark...
Partia Demokratike ka bërë kërkesë për ndryshimin e rendit...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën plenare të ra...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit në Krujë ka deklar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pra...
Partia Demokratike po ka zhvilluar Kuvendin në Krujë. I pr...
Kryeministri Edi Rama sot ka zhvilluar një takim në qyteti...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Arrestohet autori i vjedhjeve me thyerje në 16 lokale në k...
Tre persona janë arrestuar në Sarandë për palgosjen me thi...
Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim si autor i vjedhjes...
Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Europian pë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me u...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Bankat më të mëdha qendrore po rikthehen te rritja e norma...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 79.1 lekë dhe ...
Qeveria parashikon krijimin e një rezerve strategjike të n...