web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vodhi me thyerje 16 lokale/ Pranga 34-vjeçarit në Tiranë, kishte arrest shtëpie

17 Shtator 2026, 13:58, Kronika CNA

Vodhi me thyerje 16 lokale/ Pranga 34-vjeçarit në Tiranë,

Arrestohet autori i vjedhjeve me thyerje në 16 lokale në kryeqytet gjatë muajve gusht dhe shtator.

I arrestuari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve nga administratorë lokalesh në zona të ndryshme të kryeqytetit, për vjedhje me thyerje në subjekte, të produkteve dhe shumave të parave, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1, Nr. 2, Nr. 3 dhe Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Broken Door”, gjatë të cilit u ndalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i dyshuar i 16 prej këtyre rasteve, shtetasi E. Gj., 34 vjeç.

Nga këto veprime dyshohet se i ndaluari, gjatë periudhës gusht-shtator 2026, ka vjedhur me thyerje, shuma parash dhe produkte, në 8 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 2, në 4 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 3, në 2 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 1 dhe në 2 lokale në territorin në juridiksionin e Komisariatit Nr. 4.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit E. Gj., në fushën e vjedhjeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga