Kryetari i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka paralajmëruar ‘grabitjen’ e aeroportit të Vlorës nga izraeliti Roni Yeffet.
Gjatë fjalës së tij për procedurë, Berisha tha se ishte Londra zyrtare që sipas tij, bllokoi qeverinë shqiptare për aeroportin e Vlorës, duke bërë me dije gjithashtu faturën në arbitrazh.
‘Ky ministër duhet të quhet Roni. Prit se paguajmë 600 milionë euro ne...’, paralajmëroi kryedemokrati.
Tani zoti kryetar, problemet e mëdha ky parlament i shmang, ndaj dhe urrejtja e qytetarëve është e pafundme ndaj parlamentit. Me shumë të drejtë.
Cili kryeministër në Europë dhe në botë nuk do jepte dorëheqjen në qoftë se do i dilte skandali në të cilin ky kryeministër jep paratë e buxhetit një kompanie që blen makina dhe këto makina ia shet po shtetit!
A mund të ndodhë kund, më thoni ju mua?
Dhe ky kryeministër përdor këtë kompani...
A e dini, ua them unë, dje Londra e bllokoi qeverinë për aeroportin e Vlorës.
Kush e merr aeroportin?
KAYO dhe Roni Yeffet.
Ky ministër duhet të quhet Roni. Prit se paguajmë 600 milionë euro ne...
© SYRI.net
Berisha: Kemi të bëjmë me kontrabandë të mirëfilltë. Blihen armë në zona lufte, Shqipëria paraqitet si vend prodhues
Berisha-ministres së Shëndetësisë: Shko e pi kafe me Karçanajn të mbledhësh mendjen! Jep dorëheqjen, ke futur Lindën e Surrelit aty
Balliu në Kuvend: Në një shtet normal prevalon Kushtetuta, në një narkoshtet prevalon vendimi i partisë