LIVE UPDATES
Politike

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut: Shko e pi kafe me Karçanajn të mbledhësh mendjen!

Berisha iu referua edhe ish-ministres së Shëndetësisë, duke e cilësuar atë si një studiuese me integritet dhe duke thënë se dorëheqja e saj, erdhi pasi nuk pranoi një skemë që ai e cilësoi si të lidhur me abuzime në sistemin shëndetësor.

17 Shtator 2026, 14:46 Nga I.A
"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i PD-së, Sali Berisha i kërkoi ministres së Shëndetësisë Klodiana Spahiu të japë dorëheqjen. Berisha deklaroi se skema e operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësor është skema e vjedhjes më të madhe të të sëmurëve, kjo ishte dhe arsyeja pse ish ministrja Evis Sala e refuzoi dhe dha dorëheqjen.

Berisha iu referua edhe ish-ministres së Shëndetësisë, duke e cilësuar atë si një studiuese me integritet dhe duke thënë se dorëheqja e saj, erdhi pasi nuk pranoi një skemë që ai e cilësoi si të lidhur me abuzime në sistemin shëndetësor.

"Kësaj zonje që ikën kështu dhe që u betua dhe u stërbetua këtu, duhet t’i them dy fjalë. Pararendësja juaj, ajo ka qenë një studiuese e rrallë, ua them unë, me punime që po t’u marrësh ju të gjithë së bashku, nuk bëni as një të dhjetën e saj. Në Kembrixh dhe në universitete të tjera. Në një moment të caktuar, kur thonë ia mori ai mendjen dhe pranoi detyrën e ministres. E vërteta, me dorëheqjen e saj, ajo mbrojti integritetin e vet, duhet ta them, pavarësisht nga akuzat e lëshuara mbi të, por ajo kur erdhi puna që iu propozua skema e vjedhjes më të madhe të të sëmurëve, ajo tha mirupafshim. Pasardhësja u betua, u stërbetua këtu, ka vetëm një këshillë, shko dhe pi një kafe jo me Lindën e Surrelit, por me Lindën tjetër. Jo me patronazhisten, por me atë drejtoreshën dhe të të rrëfejë ajo dramën e saj në mënyrë që uroj të mbledhësh mendjen dhe të japësh dorëheqjen një minutë e më parë nga ajo detyrë se fillim më të mbrapshtë nuk mund të kishte se të fusje aty patronazhisten e Surrelit, Lindën e Surrelit, kunati i të cilës është faktikisht strumbullari i të gjithë vjedhjeve të qindra milionë eurove në AKSHI.

Dhe nuk i del emri vetëm se është kunati i Lindës. Pra, meqë the për disa të dhëna, unë t’i jap ty të sakta fare. Pa dyshim që sistemi shëndetësor gjithnjë ka nevojë shumë të madhe për t’u përmirësuar, por një gjë kishte, në ato vite Shqipëria renditej e tretë në Evropë për aksesin, pra për mungesën e radhës. Së dyti, nuk kishte mungesa ilaçesh për sëmundjet malinje sepse në mënyrë absolutisht u bliheshin me çdo kusht. Së treti, një sistem mbi 100 milionë euro u investua në imazheri. Pra, nuk them se nuk kishte të meta, por statistikat tregojnë se sot shqiptarët paguajnë 50 përqind më shumë nga xhepi nga sa paguanin në ato vite. Mos bëj avokatinë e atyre akteve të tmerrshme, ku sterilizimit iu rrit çmimi 83 herë. Ndaj dhe je shumë folklorike kur del e betohesh këtu se je transparente. Po si mund t’i dalësh ti zot këtu sterilizimit? Ka ndodhur si ka ndodhur, po e kanë paguar me qindra jetë. A e di ti sa vdiqën nga Covid-i 20 mijë vdekje. Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për vdekje. Dhe ti je mjeke, ti e di fare mirë se ajo erdhi nga mashtrimi i të sëmurëve, nga një sharlatanizëm kriminal që bëhej çdo gjë për të shtruar të sëmurët dhe mbante Shqipëria gjysmën e shtretërve të Covid-it që kishte Kosova. Pse e lidh veten ti? Pse na bën histori këtu? Ti e ke marrë përsipër aty, vazhdo me tezaken apo dajaken, çfarë është ajo, kushërira e parë, dhe do shohësh vetë ti. Por në radhë të parë shko te Karçanaj dhe pi një kafe me të," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij