web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama viziton Athosin/ Kalon natën në Manastirin e Vatopedhit, ja kush e shoqëronte

17 Shtator 2026, 14:57, Aktualitet CNA

Rama viziton Athosin/ Kalon natën në Manastirin e Vatopedhit, ja kush

Sikurse u raportua dje me detaje ekskluzive nga CNA, kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi. 

Sot mësohet se Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në Shtetin Monastik të Athosit dhe Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit. Rama mbërriti herët në mëngjes në portin e Dafnit dhe më pas u takua me Guvernatorin Civil të Malit të Shenjtë, Alkiviadh Stefanin.

Në vijim, u drejtua për në Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit, ku u prit nga igumeni, jerond Efremi, dhe vëllazëria e manastirit.

Kryeministri shqiptar u shpreh i impresionuar nga arkitektura dhe piktura e manastirit, duke shprehur admirimin e tij.

Edi Rama e kaloi natën në Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit, nga ku u largua sot në mëngjes.

 

 





Lajmet e fundit nga