LIVE UPDATES
Aktualitet

Falsifikime dhe shpërdorim detyre/ Pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim shqiptaro-izraeliti me tre identitete

Bëhet me dije se 41-vjeçari i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit, dyshohet se ka aplikuar për ndryshimin e emrit të tij, me dokument identifikimi të falsifikuar. Ndërsa dy zyrtarët e tjerë dyshohet se kanë kryer procedurat në vijim të këtij aplikimi, pa kryer verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur.

17 Shtator 2026, 15:08 Nga E. D
Falsifikime dhe shpërdorim detyre/ Pezullohen dy zyrtarë në
foto ilustruese

TIRANË- Dy zyrtarë janë pezulluar nga detyra dhe një shqiptaro-izraelitit është shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të Prokurorisë, punonjësja e një njësie administrative në Tiranë dhe specialisti IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile janë pezulluar nga detyra. Ndërkohë në kërkim është shpallur shqiptaro-izraelit me tre identitetet (David Isaac alias Indrit Kolleshi alias Indrit Aliu).

Bëhet me dije se 41-vjeçari i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit, dyshohet se ka aplikuar për ndryshimin e emrit të tij, me dokument identifikimi të falsifikuar. Ndërsa dy zyrtarët e tjerë dyshohet se kanë kryer procedurat në vijim të këtij aplikimi, pa kryer verifikimet përkatëse mbi dokumentacionin e paraqitur.

Sipas hetimeve Indrit Aliu rezulton se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin në David Isaac, në Zyrën e gjendjes civile në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë, dhe më datë 27.11.2025 nga ana njësisë administrative nr.5 Tiranë, ku ky person rezulton banor, u konstatua ndryshimi gjatë kontrollit të procedurës për riaplikim për pasaportë biometrike dhe ju vendosën gjeneralitetet e mëparshme nga David Isaac në Indrit Kolleshi.

Më pas më datë 29.12.2025 me një kërkesë për ndryshimin e vendbanimit nga njësia Administrative nr.3 Bashkia Tiranë u kryen veprime për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit sipas një certifikate që mban të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Izraelit nga Indrit Kolleshi në David Isaac të dhëna që mbahen dhe aktualisht nga 41-vjeçari.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ në mungesë për shtetasin nën hetim D.I. alias I.K. alias I.A,. i dyshuar për veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’ parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal si dhe masat e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit O.O. punonjëse në njësinë administrative nr.3 në Tiranë dhe shtetasin A.K., IT në Drejtorinë e Përgjithshmë të Gjendjes Civile, në Ministrisë së Brendshme. 

Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 5052 të vitit 2026, rezultoi se shtetasi I.A. i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit, me veprimet e tij aktive ka cenuar veprimtarinë normale të organeve shtetërore si dhe marëdhëniet e shtetit shqiptar ndërkombëtarisht duke përdorur dokumente të falsifikuara sikur janë lëshuar nga shteti i Izraelit. Personi nën hetim, tregon me veprimet e tij për një rrezikshmëri të lartë shoqërore, duke përdorur dokumente të falsifikuara për t’u pajisur më tej me dokumente identiteti të rreme si kartë identiteti dhe pasaportë biometrike për të lëvizur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shtetasi I.A. alias I. K., rezulton se ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin në D.I., në Zyrën e gjendjes civile në Njësinë Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë, dhe më datë 27.11.2025 nga ana njësisë administrative nr.5 Tiranë, ku ky person rezulton banor, u konstatua ndryshimi gjatë kontrollit të procedurës për riaplikim për pasaportë biometrike dhe ju vendosën gjeneralitetet e mëparshme nga D. I. në I. K.

Më pas më datë 29.12.2025 me një kërkesë për ndryshimin e vendbanimit nga njësia Administrative nr.3 Bashkia Tiranë u kryen veprime për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit sipas një certifikate që mban të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Izraelit nga I.K. në D.I., të dhëna që mbahen dhe aktualisht nga ky shtetas.

Organi procedues çmon se ka dyshime se ndryshimet e emrit dhe mbiemrit janë kryer në kundërshtim me ligjin 10129 datë 11.05.2009 “Për gjendjen Civile” dhe se dokumentet në gjuhën hebraike të paraqitura nga ky shtetas të jetë të falsifikuara.

Punonjësja e Gjendjes civile të Zyrës së Gjendjes Civile të Njësisë Bashkiake nr.3 Tiranë O.O. duket se ka pranuar në kundërshtim me ligjin një akt të emërtuar certifikatë për ndryshimin e emrit të lëshuar sipas dokumentit nga Ministria e Brendshme e Shtetit të Izraelit. Kjo shtetase ka pasur të dhënat në sistemin e gjendjes civile dhe nuk duhet të pranonte këtë dokument si të vlefshëm për të vijuar me ndryshimin e emrit dhe mbiemrit.

Organi procedues çmon se, dokumenti i emërtuar si certifikatë e Ministrisë së Brendshme Izraelite, nuk mund dhe nuk duhet të ishte i vlefshëm, i pashoqëruar me akte të tjera si kërkesa për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit dhe punonjësja e gjendjes civile ka patur detyrimin për verifikimin dhe analizën dhe të mospranonte regjistrimin e këtij ndryshimi.

Ndërkohë që nga hetimet rezulton se ndryshimi i të dhënave është bërë nga një user, mbajtësi i të cilit kishte dalë prej vitesh në pension dhe se nga ky user, janë kryer një numër shumë i lartë veprimesh për ndryshime ne gjendjen civile për persona që kanë probleme me ligjin, të dënuar, të deportuar nga vendet e Bashkimit Evropian etj. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre” për personat nën hetim O.O. dhe A.K./Dosja.al

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij