Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

ILD "vërejtje" gjyqtares në Berat, i përllogariti gabim dënimin një shtetasi

Shkruar nga Newsbomb
ILD "vërejtje" gjyqtares në Berat, i përllogariti gabim
ILD

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplior me iniciativë ndaj gyqtares L.ZH me detyrë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për shkeljen disiplinore lidhur me mënyrën e përllogaritjes së periudhës së dënimit për një shtetas të dënuar.

Nga hetimi disiplinor i kryer prej ILD, rezulton që kjo gjyqtare të ketë kryer shkelje disiplinore. Sipas ILD, kjo gjyqtare nuk ka zbatuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë dispozitat ligjore lidhur me përllogaritjen e pjesës së pavuajtur të dënimit si dhe njohjen e periudhës së paraburgimit të vuajtur jashtë territorit të Shqipërisë për qëllime ekstradimi.

Kjo shkelje e kryer prej gjyqtares në fjaë, ka ndikuar në privimin e lirisë së të dënuarit për një periudhë të gjatë kohe, përtej datës në të cilën dënimi do të duhej të kishte përdunduar. “Veprimet dhe mosveprimet e konstatuara të magjistrates krijojnë rrezikun e përsëritjes së standardeve të gabuara në çështje të ngjashme, që lidhen me bashkimin e dënimeve dhe ekzekutimin e tyre, duke krijuar mundësi për cenimin e lirisë së personave të tjerë të dënuar”, njoftoi ILD.

Nga hetimi i ILD-së nuk rezulton që magjistratja të ketë vepruar me dashje apo me neglizhencë të rëndë, por ka vepruar nga pakujdesia dhe mungesa e kujdesit të duhur profesional.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese