Bebe Rexha ka rrëfyer një episod pikant që lidhet me reperin e njohur Drake, duke treguar publikisht se dikur kishte tentuar të tërhiqte vëmendjen e tij përmes një mesazhi privat.
Këngëtarja shqiptare tha se vendosi t’i shkruante Drake pasi pa formatin viral “20v1”, në të cilin reperi shfaqej duke u njohur me disa vajza.
Rexha tregoi se mesazhi i saj ishte mjaft i drejtpërdrejtë dhe me nota humori. Ajo i kishte shkruar reperit se ishte pikërisht vajza që ai po kërkonte.
“Jam vajza e ëndrrave të tua, jam shqiptare, kam të pasme të mëdha dhe kam punët e mia”, kujtoi Bebe Rexha.
Por, pavarësisht prezantimit aspak modest, Drake nuk i ishte përgjigjur.
Këngëtarja tha se ende nuk e di nëse reperi e ka parë mesazhin apo nëse thjesht ka zgjedhur të mos reagojë. Drake nuk e ndjek atë në rrjetet sociale, ndaj Rexha nuk mund të kuptojë nëse mesazhi është lexuar.
Por historia nuk mbaron këtu.
Bebe Rexha tregoi se kishte pasur edhe një tjetër përballje me Drake, gjatë një ceremonie çmimesh. Ajo tha se e përshëndeti reperin në mënyrë provokuese, duke e quajtur “Hey Daddy?”, por reagimi nuk ishte ai që kishte pritur.
Sipas këngëtares, një pjesëtar i sigurimit i kërkoi që të mos e thërriste më reperin në atë mënyrë.
Gjatë bisedës, Rexha foli edhe për Rihanna-n dhe historinë e saj me Drake, duke bërë një koment me humor.
“Mendoj se për këdo që ka dalë me Rihanna-n, është e pamundur të ngrihet më lart”, u shpreh ajo, duke e cilësuar këngëtaren si “vajzën më të bukur”.
Pavarësisht mungesës së një përgjigjeje nga Drake, Bebe Rexha duket se nuk e ka mbyllur plotësisht mundësinë për një njohje mes tyre. Ajo tha se një mik i përbashkët mund të tentojë të zbulojë nëse reperi do të ishte i interesuar.
Lini një Përgjigje