BOTA /

"Më tha se nuk i ka bërë keq askujt", bashkëshortja e Jakup Krasniqit: Shqiptarët ta refuzojnë gjykatën

Ajo u kërkoi shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë gjykatën speciale.

Shkruar nga Versus

"Më tha se nuk i ka bërë keq askujt",

Ditën e djeshme, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vite burg nga gjykata e Hagës në gjyqin ku u dënuan edhe 3 ish-krerët e tjerë të UÇK-së për krime lufte. 

Bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, ka folur për TCH ku tregoi se çfarë i kishte thënë Krasniqi. 

“Jakupi më tha se ndihet mirë, sepse nuk ka kryer asnjë nga veprat që akuzohet. Tha se nuk i ka bërë keq askujt dhe nuk donte t’i bënte keq as vetes. Avokatët e të akuzuarve kanë paralajmëruar se do të bëjnë apelimin, megjithëse nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, nuk besojnë shumë. I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë”, u shpreh bashkëshortja e Krasniqit. Versus.al

Poll