Balla-opozitës: Këtë teatrin që ju jeni atdhetarë e ne tradhtarë lëreni për një kohë tjetër
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në seancën e sotme ka bërë publike deklaratën e përbashkët për vendimin e Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në deklaratën e lexuar nga Peleshi, thuhet se Kuvendi i Shqipërisë shpreh indinjatë të thellë për një vendim që e konsideron të padrejtë. Deklarata e përbashkët shpreh se Kuvendi rithekson një të vërtetë historike, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e një populli që lindi si përgjigje ndaj një represioni dhe dhune nga regjimi i Millosheviç-it.
Më tej në deklaratë thuhet se UÇK ishte forcë vendimtare e rezistencës së popullit të Kosovës dhe Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë të pandarë nga historia e Kosovës dhe e UÇK-së.
Kuvendi i Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe mosdakordësinë e plotë me një vendim që e konsideron thellësisht të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kuvendi i Shqipërisë rithekson një të vërtetë historike që nuk mund të relativizohet: lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ishte lufta e një populli për t’i dhënë fund represionit, dhunës dhe përndjekjes dhe për të fituar të drejtën për të jetuar të lirë në vendin e vet. Ajo lindi si përgjigje ndaj represionit sistematik, dhunës, spastrimit etnik dhe genocidit të kryer nga regjimi i Slobodan Milosheviçit. Pa luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtimit gjakatar serb, historia e çlirimit të Kosovës nuk mund të kuptohet. UÇK-ja ishte forcë vendimtare e rezistencës së popullit të Kosovës dhe e rrugës që çoi drejt çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së saj. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë të pandashëm nga kjo histori, nga lufta për çlirim dhe nga rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së saj.
Një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli. Nuk mund të zhbëjë karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës apo të barazojë agresorin me viktimën. Nuk mund të zhbëjë sakrificën e UÇK-së.
Kuvendi shpreh shqetësimin e thellë për standardet e dyfishta në trajtimin e së kaluarës së përgjakshme të rajonit. Nderimet publike dhe shtetërore që u rezervohen personave të dënuar për krime lufte, si edhe glorifikimi i figurave të lidhura me gjenocidin dhe spastrimin etnik, përfshirë Ratko Mladiçin, cenojnë kujtesën e viktimave, pengojnë pajtimin dhe bien ndesh me vlerat europiane.
Kuvendi qëndron kundër çdo përpjekjeje të Serbisë dhe Rusisë për ta instrumentalizuar politikisht këtë proces, për të relativizuar krimet e regjimit të Miloševi?it dhe për të delegjitimuar luftën çlirimtare, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Kuvendi i Shqipërisë qëndron në solidaritet të plotë me Kosovën, popullin dhe institucionet e saj, si dhe pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe familjeve të tyre.E palëkundur mbetet bindja jonë në pafajësinë e tyre dhe po aq e palëkundur mbetet e vërteta historike: UÇK-ja luftoi për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Kuvendi pret që të gjitha mjetet juridike dhe shkallët e mëtejshme të procesit të ndiqen deri në fund, duke garantuar respektimin e plotë të standardeve të procesit të rregullt ligjor.
Kuvendi i Shqipërisë angazhohet që:
Në të gjitha forumet ndërkombëtare të denoncojë krimet e regjimit serb të Slobodan Milosheviçit në Kosovë, përfshirë aktet gjenocidale, krimet e luftës dhe dhunën seksuale gjatë luftës; të kërkojë drejtësi për viktimat dhe të dënojë mungesën e angazhimit të autoriteteve serbe për zbardhjen e këtyre krimeve, vendosjen e përgjegjësisë dhe garantimin e drejtësisë për viktimat.
Të koordinojë veprimet me Kuvendin e Kosovës, dhe i bën thirrje të dyja Qeverive tona që gjithashtu të koordinojnë veprimet, me qëllim korrigjimin e kësaj padrejtësie në rrugë institucionale.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fja...
Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klod...
Ish-deputeti Edmond Spaho komentoi sot debatet e prodhuara...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot k...
Një interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e...
Dy interpelanca të përfshira në rendin e ditës së seancës ...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh sot m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë f...
Demokratët kanë kundërshtuar këtë të enjte shqyrtimin në K...
Ka nisur seanca e sotme plenare në Parlament. Kryetari i K...
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot shkark...
Partia Demokratike ka bërë kërkesë për ndryshimin e rendit...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën plenare të ra...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit në Krujë ka deklar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pra...
Partia Demokratike po ka zhvilluar Kuvendin në Krujë. I pr...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një ...
Arrestohet autori i vjedhjeve me thyerje në 16 lokale në k...
Tre persona janë arrestuar në Sarandë për palgosjen me thi...
Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim si autor i vjedhjes...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Procesi i apelit mund të sjellë ndryshime në dënimet që Dh...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-pres...
Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Europian pë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të rritet nd...
Inflacioni i matur sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimev...
Bankat më të mëdha qendrore po rikthehen te rritja e norma...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...