MAGAZINË /

"Liria është fituar me gj*kun e dëshmorëve", Dua Lipa reagon sërish për vendimin e Hagës

Shkruar nga Versus

"Liria është fituar me gj*kun e dëshmorëve", Dua

Pas reagimit të bërë dje në rrjetet sociale pas dënimit të liderëve të UÇK, artistja Dua Lipa postoi edhe një tjetër shkrim të babait të saj Dukagjin Lipa i cili shkroi për luftën e zhvilluar në Kosovë për lirinë e popullit shqiptar.

“Liria është fitu me gjak. Me gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për liri. Askush nuk ka të drejtë ta njollosë luftën tonë për liri. Askush nuk ka të drejtë të njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe idealin e mijëra të rinjve e të rejave që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot. UÇK është dhe gjithmonë do të mbetet simbol i lirisë dhe pavarësisë sonë. Liria ka emër”, thuhet në postimin e shpërndarë nga dyshja.

"Liria është fituar me gj*kun e dëshmorëve", Dua

Reagim për vendimin ka bërë edhe Rita Ora e cila po ashtu është ambasadore nderi e shtetit të Kosovës. Këto reagime nuk kanë mbetur pa u kritikuar nga mediat serbe. Versus.al

Poll