E enjte, 17 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vendimi i Speciales, Igli Hasani: Shqipëria vazhdon të qëndrojë në krah të Kosovës, historia nuk fillon e mbaron në Hagë

Ilustrim · Vizion Plus

Deputeti i PS Igli Hasani tha në fjalën e tij në seancën plenare se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën dhe popullin e saj.

Historia e Kosovës nuk fillon në Hagë dhe nuk përfundon në Hagë, tha Hasani, teksa shtoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë afër Kosovës, do ta mbështesim në rrugën drejt familjes europiane

“Sot më lejoni të flas për Kosovën, për historinë e Kosovës. Lufta në Kosovë ishte luftë për liri, ishte luftë e njerëzve që kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre. UÇK ishte një faktor vendimtar që çoi drejt çlirimit dhe ky është fakt historik që ne e njohim dhe jemi krenar. Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli janë pjesë e Kosovës dhe historisë së popullit shqiptar, janë pjesë e rrugëtimit politik që e çoi Kosovën drejt pavarsisë.

Akti i gjykimit të djeshëm nuk është fundi i procesit, por historia e një populli është një gjë tjetër. Historia e Kosovës nuk fillon në Hagë dhe nuk përfundon në Hagë, historia e Kosovës është shkruar në Kosovë. Bindja jonë mbetet e palëkundur. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë afër Kosovës, do ta mbështesim në rrugën drejt familjes europiane. Me deklaratën e thamë qartë që do qëndrojmë pranë Kosovës dhe shpresojmë që drejtësia të mbajë rrugën e saj.  

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.