E enjte, 17 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak teksa lahej në det, mbytet 82-vjeçari nga Kosova

Ilustrim · Vizion Plus

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të enjte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”, në Velipojë, ku një 82-vjeçar  dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det ka pësuar arrest kardiak.

Për pasojë, 82-vjeçari është mbytur dhe ka humbur jetën.

“Rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç, dyshohet se, gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar arrest kardiak dhe, për pasojë, është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.