Sport

FIFA trondit klubet shqiptare! Ja vendimi drastik!

FIFA ka bllokuar merkaton e tre klubeve në Shqipëri, pikërisht më 16 shtator. Jo vetëm Tirana, por vendimi drastik ka ardhur edhe për Flamurtarin e Kukësin.

Të tre klubet janë pezulluar për detyrime të prapambetura. Më serioze është situata te Flamurtari ku janë tri çështje të humbura.

Kukësi prezantoi sot Aldi Gjumsin si lojtar të lirë. E paqartë mbetet nëse do të aktivizohet në vazhdim, duke qenë se merkato është bllokuar dje.

Bardheblutë kanë humbur kështu gjyqin e radhës për detyrime të prapambetura. Tirana ndërkohë është mësuar me situata të tilla prej kohësh.

Kujtojmë se për herë të parë u përball me vështirësi në muajin gusht, kur nuk arriti të regjistronte afrimet e verës për javën e parë të Abissnet Superiore. Tashmë të gjithë transferime gëzojnë të drejtën për të luajtur, duke qenë se janë regjistruar para dënimit të 16 shtatorit.

LEXO EDHE: E ardhmja e Ronaldos në pikëpyetje, gazetari saudit: Do të largohet në merkaton e dimrit

Nga ky moment, Tirana nuk mund të regjistrojë asnjë lojtar të ri pa zhbllokuar merkaton. Fati i mirë është se vendimi vjen në këtë periudhë duke mos hapur një problem të ri gjatë merkatos.

LEXO EDHE: Formula 1 prezanton kalendarin e 2027/ Ka Garë Sprint në Monza, kthehen Portugalia dhe Turqia

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.