Sport

Trajneri Foda thyen heshtjen për tërheqjen e Rrahmanit nga kombëtarja e Kosovës!

Në ditët e fundit te përfaqësuesja e Kosovës, ka qenë në rend të ditës vendimi i kapitenit Amir Rrahmanit për t’u tërhequr nga kombëtarja për shkak të pakënaqësive ndaj drejtuesve aktualë të Federatës së Futbollit.

Ai që ka folur në lidhje me këtë temë ishte trajneri i Dardanëve që theu heshtjen në një intervisë për Canal+ gjatë ndeshjes së Europa League mes Sturm Graz dhe Rennes. Foda pohoi se Rrahmani e kishte njoftuar personalisht për t’iu thënë vendimin e tij

“Gjithçka është shumë emocionale në Kosovë. Fakti është se Amir Rrahamani deklaroi tërheqjen nga kombëtarja. Ai më informoi personalisht për këtë”-tha Foda që më pas hodhi poshtë zërat se vendimi i Rrahmanit mund të pasohet nga largime të tjera nga kombëtarja e Kosovës.

 LEXO EDHE: Çështja Rrahmani shkakton kaos te Kosova! Muriqi, Zhegrova dhe Rashica refuzojnë grumbullimin me përfaqësuesen?

“Ka shumë dramë, po ekzagjerohet. Zërat se edhe më shumë lojtarë duan të bojkotojnë ekipin kombëtar nuk janë të vërteta”– shtoi trajneri i Kosovës.

Ndërkaq, Franco Foda bëri të ditur se pret që futbollistët e tij të jenë në dispozicion të tij ditën e hënë për t’u vënën nën urdhrat e tij për të nisur përgatitjet për ndeshjet e Nations League me Kosovën që do të luajë ndaj Irlandës, Austrisë dy herë dhe Izraelit.

LEXO EDHE: Disiplina/ Drejtori i Vorës pezullohet 8 ndeshje! Ja arsyet e bllokomit të merkatos për Tiranën e Vllazninë!

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.