Vinicius humbet terren ndaj Mbappé-së, tri zëvendësime radhazi ngrenë pikëpyetje

Vinicius humbet terren ndaj Mbappé-së, tri zëvendësime radhazi ngrenë pikëpyetje

17:24, 17/09/2026

Vinicius Junior nuk po kalon një fillim të mirë sezoni dhe tashmë ka nisur të humbasë terren në raport me Kylian Mbappé-në në hierarkinë e Real Madridit. Sulmuesi brazilian është zëvendësuar në tri ndeshjet e fundit radhazi, ndërsa diferenca me francezin në minuta dhe kontributin ofensiv po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Në katër ndeshjet e para të sezonit, trajneri José Mourinho kishte treguar kujdes të madh për të ruajtur një ekuilibër mes dy yjeve. Vinicius dhe Mbappé ishin titullarë ndaj Espanyolit, Real Sociedadit, Málagas dhe Betisit, ndërsa diferenca në minutat e aktivizimit ishte minimale.

Situata ka ndryshuar në tri sfidat e fundit. Vinicius u zëvendësua në minutën e 87-të ndaj Interit, në të 89-tën kundër Rayo Vallecanos dhe në minutën e 68-të në përballjen me Elchen. Në total, Mbappé ka luajtur 630 minuta, ndërsa braziliani 598.

Edhe statistikat flasin në favor të francezit. Mbappé ka shënuar tetë gola në shtatë ndeshje, ndërsa Vinicius ka vetëm një gol dhe tri asistime. Përveç kësaj, braziliani ka fituar edhe një penallti në ndeshjen ndaj Betisit. Në renditjen e golashënuesve të Real Madridit, ai ndodhet pas Mbappé-së, Bellingham-it, Güler-it dhe Espí-t.

Për Mourinhon, situata bëhet edhe më komplekse për shkak të konkurrencës në sulm. Brahim Díaz, Gonzalo Espí dhe tashmë edhe Diomande po kërkojnë më shumë hapësira, duke e bërë më të vështirë ruajtjen e ekuilibrit mes Vinicius-it dhe Mbappé-së.

Megjithatë, situata nuk konsiderohet dramatike. Vinicius vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm, ndërsa Mourinho duhet të menaxhojë me kujdes minutat e dy yjeve për të shmangur tensionet dhe për të përfituar maksimalisht nga potenciali i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco