Kombëtarja nis përgatitjet për Nations League, Maran shpall të shtunën listën e kuqezinjve
Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë fundjavë përgatitjet për ndeshjet e UEFA Nations League, me kuqezinjtë që do të kenë një kalendar të ngjeshur gjatë muajve shtator dhe tetor, me katër sfida në program.
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë të shtunën, më 19 shtator, në orën 11:00, në Shtëpinë e Futbollit, listën e lojtarëve të grumbulluar për këto përballje.
Shpallja e listës do të bëhet gjatë një konference për media, ku tekniku italian do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe do të komentojë zgjedhjet e tij për sfidat e radhës.
Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Bjellorusinë në shtëpi, më 26 shtator, ndërsa tre ditë më pas do të udhëtojnë drejt San Marinos për ndeshjen e 29 shtatorit.
Më pas, Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Finlandës, më 3 tetor, përpara se të rikthehet në shtëpi për sfidën e dytë ndaj San Marinos, më 6 tetor.
Ndërkohë, grumbullimi i skuadrës do të nisë të hënën, kur lojtarët e ftuar do të bashkohen me ekipin dhe do të zhvillojnë pasditen e po asaj dite seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit.
Katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit do të jenë një tjetër etapë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, që synon të vijojë rrugëtimin në UEFA Nations League me përgatitje maksimale dhe përkushtim në çdo sfidë.

Arbitrazhi rrëzon kërkesat e VIA-s, hyn në fuqi zgjidhja e kontratës për Aeroportin e Vlorës
Kurti pret Hamzën pas vendimit të Hagës, diskutojnë apelimin e aktgjykimit
U fut në det për t’u larë, i moshuari nga Kosova humb jetën në Velipojë
- 17:43 Arbitrazhi rrëzon kërkesat e VIA-s, hyn në fuqi zgjidhja e kontratës për Aeroportin e Vlorës
- 17:30 Kurti pret Hamzën pas vendimit të Hagës, diskutojnë apelimin e aktgjykimit
- 17:26 Eurovision 2027, Irlanda do ta bojkotojë konkursin për të dytin vit
- 16:43 Diaspora shqiptare mblidhet në Times Square në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, prefekti i Tiranës ndan pamjet
- 16:22 U fut në det për t’u larë, i moshuari nga Kosova humb jetën në Velipojë
- 16:10 Biblioteka e fshehur për 15 vjet në Siri, Abu Bilal shemb murin dhe rikthen librat në dritë