Protestuesit nisën të mblidheshin rreth orës 10:00 pranë godinës së Kuvendit, pak përpara fillimit të seancës plenare. Ata kërkuan largimin e Ramës dhe u bënë thirrje efektivëve të policisë që të mos mbronin qeverinë. Protesta vijoi për disa orë dhe u shoqërua me tensione në disa pika të qendrës së Tiranës.
Forca të shumta policie kishin bllokuar rrugët pranë Xhamisë së Namazgjasë dhe Institutit të Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë, si dhe në të dyja anët e qendrës tregtare “Toptani” dhe pranë Ministrisë së Brendshme. Disa protestues hodhën vezë dhe letra higjienike në drejtim të policisë, ndërsa turma brohoriste “Jep dorëheqjen”, “Polici e krimit” dhe “Mos e mbroni Ramën”.
Tensionet u shtuan pranë Ministrisë së Brendshme, ku disa protestues tentuan të kalonin kordonin e policisë dhe gardhin metalik që ndante turmën nga godina. Policia ndërhyri dhe shoqëroi disa prej tyre. Më pas, protestuesit u zhvendosën në zonën mes Xhamisë së Namazgjasë dhe selisë së Partisë Demokratike, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin. Disa prej tyre rrëzuan koshat e mbeturinave pranë selisë së PD-së dhe ndërtesës ku ndodhet qendra tregtare ETC.
Kur një pjesë e protestuesve u nis drejt Kryeministrisë, forca të ndërhyrjes së shpejtë u dislokuan për t’u bllokuar rrugën. Në përplasjet që pasuan, policia shoqëroi disa persona, ndërsa turma u shpërnda.
Vetëm një numër i vogël protestuesish u kthyen më pas pranë Kuvendit, ku kërkuan lirimin e rreth dhjetë personave që, sipas tyre, ishin shoqëruar nga policia.
Protestat antiqeveritare, të njohura nga organizatorët edhe si “Revolucioni i Flamingove”, kanë vijuar prej rreth 110 ditësh, me kërkesa që përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit dhe masa kundër korrupsionit.
Gjatë protestave të mëparshme, dhjetëra persona janë shoqëruar ose arrestuar pas përplasjeve me policinë, ndërsa në disa raste gjykatat kanë rrëzuar ose zbutur masat e kërkuara ndaj protestuesve./BIRN
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Shtator17:29
Shkodër/ By Pass pa ndriçim natën, banorët: Kalimi i rrugës i rrezikshëm
Sistemi i ndriçimit në Bypass-in e Shkodrës ndodhet në gjendje degradimi prej kohësh, duke lënë pjesën më të...
AKTUALITET
17 Shtator17:10
Aeroporti i Vlorës/ MIE: Arbitrazhi i Emergjencës rrëzon kërkesat kryesore të VIA-s! Nuk pranon të pezullojë zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se Arbitrazhi i Emergjencës ka rrëzuar kërkesat kryesore t&eum...
AKTUALITET
17 Shtator16:28
Velipojë/ Pësoi arrest kardiak pasi u fut në det, humb jetën pushuesi nga Kosova
Një i moshuar nga Kosova ka humbur jetën sot në plazhin e Velipojës.
Policia bën me dije rreth orës 15:30, në zonën e &...
AKTUALITET
17 Shtator16:25
Daja i deputetes së PS e rrahu dhe i plagosi me drapër të atin, 34-vjeçarja sqaron foton e publikuar nga Zegjine Çaushit: Ja si qëndron e vërteta
Sot u mbajt seanca për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS-së, Zegjine Çaushit, ku u vendos masa e sigurisë “Arrest me ...
AKTUALITET
17 Shtator15:52
Çmimi i lartë i naftës, hyn në fuqi vendimi për rikthimin e Bordit të Transparencës! Pritet edhe ulja me 20% të akcizës!
Ka hyrë sot në fuqi vendimi për rikthimin e Bordit të Transparecës, tre muaj pasi u shpërnda. Rikthimi i Bordit të Transparec...
AKTUALITET
17 Shtator15:45
Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP
Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë kthyer në një nga përplasjet më të forta mes institucioneve, pas kërkes&eum...
AKTUALITET
17 Shtator15:15
Shpallet në kërkim 41-vjeçari që ndryshoi emrin me dokument fals, pezullohen dy punonjës të Gjendjes Civile
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin e koduar “Identiteti”, n...
AKTUALITET
17 Shtator14:04
Qeveria shtrin modelin Kayo tek rezerva e naftës, biznes 300 milionë euro në vit pa tender
Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili i jep të drejtën një institucioni publik të prokurojë mbi 300 milionë euro pa t...
AKTUALITET
17 Shtator13:53
Sherri me thika ku u plagosën dy vëllezër, tre të arrestuar në Sarandë
Një sherr me mjete prerëse ka përfunduar me dy të plagosur dhe tre të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, 16 shtato...
AKTUALITET
17 Shtator13:48
Ende asnjë gjurmë për Alket Rizain në Greqi! Dyshohet se mund të ketë hyrë në Shqipëri
Shqiptari Alket Rizai vazhdon të jetë ende i zhdukur dhe nuk është kthyer më në burgun e Domokos në Greqi, nga ku kishte ma...