
Rreth 25 persona janë shoqëruar nga policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit.
Protestuesit janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 të Policisë së Tiranës, pas situatës së tensionuar të krijuar në nisje të seancës plenare.
Seanca e Kuvendit nisi në orën 10:00, ndërsa protestuesit, ashtu siç kishin paralajmëruar, u mblodhën para Parlamentit për të kundërshtuar politikën e mazhorancës.
Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër politikanëve, ndërsa një prej sloganeve të protestuesve ishte “Nuk na përfaqësoni!”
Pas tensioneve të krijuara në protestë, policia ndërhyri dhe shoqëroi rreth 25 persona në komisariat./Versus.al
View this post on Instagram

