Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Armët, PS refuzon hetimin e audiopërgjimeve

Protesta kundër Edi Ramës dhe qeverisë hyn sot në ditën e 110-të

Protesta kundër Edi Ramës dhe qeverisë hyn sot në ditën e 110-të

17:48, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej 110 ditësh, qytetarë dhe aktivistë mblidhen në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Tubimet janë shoqëruar me marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe ndalesa pranë institucioneve.

Protesta e sotme vjen një ditë pas tubimit të 109-të, kur protestuesit u nisën nga sheshi ‘Skënderbej’ në drejtim të Kryeministrisë. Përpara godinës së qeverisë u përsëritën kërkesat për largimin e Ramës, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me mesazhe kritike ndaj qeverisë.

Gjatë protestës së një dite më parë folën qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm, të cilët kërkuan vijimin e tubimeve.

Një pjesë e diskutimeve gjatë protestës së 109-të iu kushtua edhe zhvillimeve në Hagë lidhur me ish-krerët e UÇK-së. Protestues të ndryshëm shprehën qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Protestat e ditëve të fundit nuk janë kufizuar vetëm në qëndrimin para Kryeministrisë. Protestuesit kanë zhvilluar marshime në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa një tjetër kërkesë e përsëritur ka qenë lirimi i personave të ndaluar gjatë tubimeve të mëparshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco