Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Alket Rizai ndodhej me leje shpërblyese prej 7 shtatorit dhe duhej të paraqitej mëngjesin e së hënës, 14 shtator, në burgun e Domokosit. Pas mosparaqitjes, autoritetet greke e shpallën zyrtarisht të arratisur dhe nisën kërkimet për lokalizimin e tij.
GREQI- Autoritetet greke vijojnë prej katër ditësh kërkimet për Alket Rizain, i cili nuk u rikthye në burgun e Domokosit pas përfundimit të lejes shpërblyese. Ndërsa ende nuk ka një gjurmë konkrete për vendndodhjen e tij, hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që ai të jetë larguar drejt Shqipërisë.
Alket Rizai ndodhej me leje shpërblyese prej 7 shtatorit dhe duhej të paraqitej mëngjesin e së hënës, 14 shtator, në burgun e Domokosit. Pas mosparaqitjes, autoritetet greke e shpallën zyrtarisht të arratisur dhe nisën kërkimet për lokalizimin e tij.
Sipas raportimeve të mediave greke, një ekip i posaçëm oficerësh policie po punon për identifikimin e vendstrehimit të Rizait, por deri më tani operacioni nuk ka dhënë rezultat. Rizai ishte përfshirë në një incident të armatosur jashtë një lokali plazhi në Saronida gjatë kohës që ndodhej me leje.
Që prej këtij incidenti, autoritetet greke nuk kanë mundur të përcaktojnë vendndodhjen e tij. Një tjetër element që po hetohet është mundësia e kalimit të tij drejt Shqipërisë. Sipas informacioneve të raportuara në mediat greke, gjurma e fundit e Rizait është gjetur në Greqinë Veriore.
Nga kjo zonë, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ai të ketë tentuar të kalojë ilegalisht kufirin drejt Shqipërisë. Megjithatë, ky skenar nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe mbetet një nga pistat që po shqyrtohen nga autoritetet greke. Rizai, i njohur në Greqi edhe për lidhjen e tij të dokumentuar me të dënuarin Vasilis Paleokostas, përballet edhe me një akuzë të re.
Arratisja ndodhi në një moment kur ai ishte pranë përfundimit të dënimit dhe gjatë pesë viteve të fundit ai kishte përfituar gjithsej 16 leje për tu larguar përkohësisht nga burgu. Në kuadër të hetimeve për incidentin në Saronida, policia greke po kërkon gjithashtu një shtetas afgan, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë dhe ka plagosur dy persona gjatë konfliktit.
Sipas të dhënave të bëra publike, ky person dyshohet se ka lidhje me biznesin pranë të cilit ndodhi përplasja e armatosur. Për momentin, autoritetet greke vijojnë kërkimet për Rizain, ndërsa pista e një kalimi të mundshëm drejt Shqipërisë mbetet e pakonfirmuar./Dosja.al
pamjet TIRANË- Të paktën 25 persona janë shoqëruar nga policia në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, pas protestës ...
Merita Gremaj, Bledar Bakajn, Zegjine Çaushi TIRANË- 34-vjeçarja, Merita Gremaj ka hedhur poshtë deklaratën e deputetes ...
foto ilustruese TIRANË- Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar lidhur me debatet për pagat e gjyqtarëve, duke shprehur shqet&e...
TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Richard Grenell ka reaguar në...
pamjet SHBA- Shqiptarët kanë protestuar edhe në SHBA, pasi Gjykata Speciale në Hagë dënoi me 81 vite burg katër ish...
Flamuj të UÇK-së në Marshin për Liri, që u organizua në Prishtinë më 12 shtator, katër ditë para shpa...
Ish-krerët e UÇK-së KOSOVA- Vendimi i Hagës në lidhje me ish-krerët e UÇK-së ka nxitur revolta në Kos...
foto ilustruese TIRANË- Dy zyrtarë janë pezulluar nga detyra dhe një shqiptaro-izraelitit është shpallur në k&...
Pamje PRISHTINA- Dhjetëra studentë janë grumbulluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ditën e sotme,...
Foto ilustruse BULQIZA- Policia ka identifikuar njërin prej autorëve që grabiti me dhunë karburanti në Bulqizë, ngjarje ...