Berisha në dy kohë/ Thaçi nga argat i Beogradit, në hero të Kosovës
Dënimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së është komentuar gje...
Dënimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së është komentuar gje...
Dënimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së është komentuar gjerësisht nga politika shqiptare, veçanërisht fati i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi në Kuvend këtë të enjte se kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç janë përgjegjës direkt për vendimin ndaj Thaçit.
“Së fundi, ai Padrinoja juaj, në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë, është Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama. Ku e keni tani, e keni parë të çelë ndonjë gojë, më thoni pak çfarë tha ai? Thuaj çfarë fjale ka shqiptuar? Apo ai ministri i tij? Se u zhdukën këta. Këta sjellin këtë, që ky ka imunitet të vjedhë ditë e natë dhe thotë faleminderit, më lini të vjedh më shumë”, tha Berisha.
Një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike foli për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë duke e cilësuar atë si ‘tërësisht të pamerituar’ dhe duke shprehur mbështetjen e tij për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Kosovës. Berisha tha se vendimi i gjykatës nuk arriti të provonte akuza konkrete.
“Gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit. Asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas luftërave të Skënderbeut”, u shpreh kreu i PD-së.
Megjithatë qëndrimet e Berishës ndër vite dëshmojnë një tjetër panoramë. Në vitin 2019, kreu i opozitës lëshonte akuza të rënda ndaj Thaçit. Në emisionin “360 gradë” me gazetarin Artur Zheji, ai deklaronte:
“Hashim Thaçi është një peng i dosjes së tij të Beogradit dhe po t’i ketë ngel qoftë edhe një gramë dinjitet nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Unë nuk di të ketë kryer asnjë krim. Raportin e Dik Martin unë e kam kundërshtuar po nuk e kanë kundërshtuar të tjerët që ngritën gjykatën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti është i bazuar në dosjet e Prokurorit të Beogradit. Janë 200 anëtarë dhe drejtues të LDK të ekzekutuar pas lufte. Janë 200, jo një, nga drejtues kryesorë, gazetarë e anëtarë të thjeshtë. Ky është numri i saktë. Ky duhet të shkojë atje të pastrohet, unë nuk di të ketë kryer asnjë krim, po gjykata është ngritur për raportin Dik Marti, këtë e di se kam qenë kryeministër kur është ngritur gjykata. Argati mbrapa donte ta anulonte, gjë që nuk bëhet kurrë, prandaj nuk i them unë, i thotë vetes ai që është argat. Ai nuk i tha në sy të gjithë botën Vuçiç “mbylle gojën mos fol”. Nuk kam dëgjuar asnjëherë unë. Argatin e pyeti një gazetar për projektin dhe ai i tha mos fol, mbeti i shashtisur”, tha Berisha.
Edhe në intervistën për emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu po atë vit, Berisha përsëriti akuzat e tij.
"Qëndrimi i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj Sllobodan Millosheviçit është ky: 1-Më 22 Dhjetor Partia Demokratike ka shpallur programin "Ylli ynë polar". 2-Njohja e Republikës së Kosovës më 1991. 3-Është bërë përjekje për promovimin e lidershipit të Kosovës në atë kohë. 4-Në samitin e Helsinkit është futur paragraf i veçantë, në të cilin Kosova trajtohet si njësi më vete. 5-Në atë periudhë janë stërvitur në Shqipëri disa njësi të UÇK, por që të gjitha nën patronazhin e qeverisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës. Midis tyre Adem Jashari. 6-Janë dërguar armatime falas pa asnjë çmim Bosnjes dhe Kroacisë në kundërshtim me embargon. Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij. 7-I vetmi vend në botë që ishte kundër embargos ishte Shqipëria. Pse? Sepse rëndonte mbi Kosovën. Të tjerët ku e merrnin naftën? Naftën sipas raporteve të OKB, 96% nga Danubi. Rafineria më e madhe e Beogradit merrte me tuba nga Rumania. Ne nuk kishim mjete lundruese në liqen. Ne sollën skafet e policisë. Shkodranët e mbushnin plot serbatorin dhe kalonin me makinë dhe e shisnin në anën tjetër gjysmën e saj. Në vitin 1994 Shqipëria kaloi rezolutën në OKB me 137 vota në të cilën popullit të Kosovës i njihet e drejta për vetëvendosje. Kam bërë çmos që Prishtina të ngrihet në protesta kundër Millosheviçit. Mendoja se shqiptarët duhet të protestonin. Duhej reagim. Kaq ka qenë”, tha Berisha.
Asokohe përplasja mes Berishës dhe Thaçit ishte e ashpër. Vetë Hashim Thaçi po në të njëjtën kohë, pra në 2019, ka artikuluar akuza të ngjashme ndaj kryedemokratit, duke e cilësuar argat të Millosheviçit.
“Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë. Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi. Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë” , tha Thaçi.
Kjo përplasje vë në pah retorikën e liderëve shqiptarë ndaj njëri-tjetrit, një retorikë që në rastin e Berishës ka lëvizur me lehtësi nga akuzat për tradhti te solidariteti politik ndaj ish-presidentit të Kosovës. Përtej ndryshimeve të fjalimeve, historia mbetet dëshmitarja më e mirë e një hipokrizie ku kauzat kombëtare shpesh përdoren thjesht si monedhë këmbimi në tregun e vogël të pushtetit./ CNA
View this post on Instagram
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në seancë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë fja...
Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klod...
Ish-deputeti Edmond Spaho komentoi sot debatet e prodhuara...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka folur në Kuvend li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot k...
Një interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e...
Dy interpelanca të përfshira në rendin e ditës së seancës ...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh sot m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë f...
Demokratët kanë kundërshtuar këtë të enjte shqyrtimin në K...
Ka nisur seanca e sotme plenare në Parlament. Kryetari i K...
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot shkark...
Partia Demokratike ka bërë kërkesë për ndryshimin e rendit...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se 25 persona janë shoqëruar në ambientet e kom...
Shtetasi nga Kosova, E.M ka humbur jetën ditën e sotme. Si...
Ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një ...
Arrestohet autori i vjedhjeve me thyerje në 16 lokale në k...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me udhëh...
“Gjykata supreme” e Metës i ka urdhëruar kompanisë teknolo...
Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqjen...
Procesi i apelit mund të sjellë ndryshime në dënimet që Dh...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të rritet nd...
Inflacioni i matur sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimev...
Bankat më të mëdha qendrore po rikthehen te rritja e norma...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...