Vendimi i Gjykatës Speciale/ Kurti takim me kreun e PDK-së, Hamza
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me udhëh...

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë pas vendimit për dënimin e tij në Hagë.
Në një postim në platformën X nga avokati i tij Luka Misetic, Thaçi shpreh mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga komuniteti ndërkombëtar, dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbeten paqësorë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme.
Më tej theksohet se do të apelohet vendimi duke pretenduar se ka pasur gabime të rëndësishme në ligj dhe në fakte, të cilat kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor.
Në reagim nënvizohet se mbrojtja do t’i apelojë vendimet e Panelit të Gjykimit për shkelje të të drejtave të tij themelore për një gjykim të drejtë, të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës. Thaçi ka mohuar shprehimisht çdo përfshirje në vrasje.
“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga komuniteti ndërkombëtar, dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbeten paqësorë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme.
Avokatët e z. Thaçi do ta apelojnë Aktgjykimin e djeshëm të Shkallës së Parë pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), duke pretenduar se ka pasur gabime të rëndësishme në ligj dhe në fakte, të cilat kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor.
Gjatë gjithë gjykimit, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të parashtruara drejtpërdrejt nga anëtarët e Panelit të Gjykimit, në një mënyrë që nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë. Mbrojtja qëndron në qëndrimin se ndërhyrjet gjyqësore kanë tejkaluar kufirin e kërkimit neutral të së vërtetës, duke cenuar përshtypjen e paanshmërisë që kërkohet sipas standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo mungesë paanshmërie tashmë përshkon edhe Aktgjykimin e Panelit të Gjykimit.
Mbrojtja argumenton se gjetjet e Panelit të Gjykimit për fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm mbështeten në prova të pamjaftueshme dhe të pakonfirmuara. Për më tepër, dje Paneli i Gjykimit deklaroi publikisht se z. Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit, pasi më parë kishte urdhëruar të gjitha palët në këtë çështje që të mos diskutonin publikisht rastin e z. Allaqit në seancat gjyqësore dhe pasi kishte urdhëruar që të gjitha provat lidhur me këtë rast të mbaheshin konfidenciale.
Kësisoj, Paneli i Gjykimit e ka shpallur publikisht fajtor z. Thaçi për një vrasje, ndërkohë që provat mbi të cilat është mbështetur ky përfundim janë mbajtur të fshehura nga shqyrtimi publik. Z. Thaçi do ta mirëpriste një shqyrtim të tillë publik të provave.
Mbrojtja do t’i apelojë vendimet e Panelit të Gjykimit për shkelje të të drejtave të tij themelore për një gjykim të drejtë, të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës. Z. Thaçi mohon shprehimisht çdo përfshirje në vrasje.
Respektimi i standardeve rigoroze të drejtësisë procedurale është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë penale. Mbrojtja do ta dorëzojë zyrtarisht Njoftimin e Apelit për të korrigjuar këto gabime faktike, ligjore dhe procedurale pranë Panelit të Apelit”, thuhet në postimin e avokatit të Thaçit./ CNA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me udhëh...
“Gjykata supreme” e Metës i ka urdhëruar kompanisë teknolo...
Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqjen...
Procesi i apelit mund të sjellë ndryshime në dënimet që Dh...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-pres...
Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Europian pë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me u...
Sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase të Kievit dhe Odes...
Për të dytin vit radhazi, qeveria amerikane i ka mohuar Pr...
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me tarifa të rën...
Më shumë se 1,000 fëmijë kanë humbur jetën nga një shpërth...
Ministri për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së Andin Hot...
Marrëveshja nënvizon një shtytje më të gjerë nga prodhuesi...
Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi ka bërë një reagim në ...
Arabia Saudite tha se rrëzoi një dron të rebelëve Huthi pr...
Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh shqetësim se vendimi i...
Rezerva Federale rriti normën e saj bazë të interesit siç ...
Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark në një dalje televizive k...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Prej katër ditësh me radhë, shqiptari Alket Rizai vijon të...
Raportohet se 25 persona janë shoqëruar në ambientet e kom...
Shtetasi nga Kosova, E.M ka humbur jetën ditën e sotme. Si...
Ekzekutohet masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një ...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me udhëh...
“Gjykata supreme” e Metës i ka urdhëruar kompanisë teknolo...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të rritet nd...
Inflacioni i matur sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimev...
Bankat më të mëdha qendrore po rikthehen te rritja e norma...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...