Vendimi i Hagës nxit protesta dhe reagime në Kosovë/ PDK mbledh Kryesinë, familjarët: Gjykatë kriminale, presim pafajësi në Apel
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Haga dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin p...
Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, tërhiqeni ligjin 17 Sht...
VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën 17 Shtator, 09:17 Përshkallëzohet sit...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Në fokus të diskutimeve mes dy liderëve ishte verdikti i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilin ekzekutivi i Kosovës e ka cilësuar si një goditje me pasoja të rënda administrative, gjeopolitike dhe kombëtare.
KOSOVË- Tronditja e shkaktuar nga shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë bashkë pushtetin dhe opozitën në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Në fokus të diskutimeve mes dy liderëve ishte verdikti i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilin ekzekutivi i Kosovës e ka cilësuar si një goditje me pasoja të rënda administrative, gjeopolitike dhe kombëtare.
Gjatë takimit, Kurti dhe Hamza analizuan hapat ligjorë dhe gjeopolitikë që duhet të ndërmerren për të kërkuar korrigjimin e vendimit në shkallët e mëtejshme procedurale. Kryeministri Kurti nënvizoi se ky aktgjykim nuk mund të mbetet në fuqi dhe kërkon reagim institucional.
Sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Kryeministrit: “Duke e vlerësuar aktgjykimin të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, kryeministri Kurti theksoi se ai duhet ndryshuar pozitivisht në shkallën e Apelit.”
Përveç koordinimit për mbrojtjen e trashëgimisë së luftës, Kurti dhe Hamza u zotuan të mbajnë një linjë të drejtpërdrejtë dhe të rregullt komunikimi për çështjet me interes të lartë publik, shtetëror dhe kombëtar.
Reagimi zyrtar nga Prishtina ka risjellë në vëmendje legjitimitetin e luftës çlirimtare përballë aparatin shtypës të Serbisë. Ekzekutivi nënvizoi se rezistenca e armatosur e popullit të Kosovës ishte një e drejtë e pamohueshme përballë dhunës shtetërore sistematike.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigje organizative e shqiptarëve ndaj një regjimi shtetëror shtypës sikurse ai i Jugosllavisë së Serbisë së Millosheviqit, që i ka të dokumentuara krimet: nga represioni sistematik deri te aparteidi, nga mohimi i të drejtave themelore njerëzore e qytetare deri te spastrimi etnik dhe gjenocidi”, thuhet në deklaratën e Qeverisë./Dosja.al
Hashim Thaçi HAGË- Luka Mišetić, avokati kryesor i Hashim Thaçit, ka reaguar një ditë pasi Gjykata Speciale në...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Taulant Ballës n&...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se Arb...
Igli Hasani TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën dhe...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi opozitën se sot po kërkon t'i faturojë përgj...
Elisa Spiropali TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gj...
pamje nga takimi TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Tomor Alizoti kanë zhvi...
Niko Peleshi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët pas vendimit të dje...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i PD-së, Sali Berisha i kërkoi ministres së Shëndetësisë Klodiana Spahiu të japë d...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kompania "KAYO" është një skandal i pa...