Korriku sjell rekord vizitorësh në hotele, sa ishte rritja krahasuar me një vit më parë

17 Shtator 2026 | 18:54

Sezoni turistik i verës ka rritur aktivitetin e strukturave akomoduese në Shqipëri, me rreth 817 000 vizitorë të regjistruar vetëm gjatë muajit korrik. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve që qëndruan në hotele dhe struktura të tjera akomoduese u rrit me 15% krahasuar me korrikun e një viti më parë.

Pjesa dërrmuese e rritjes ka ardhur nga turistët e huaj. Numri i vizitorëve jo-rezidentë arriti në 622 700, kundrejt 526 300 një vit më parë, ose 18.3% më shumë. Vizitorët rezidentë u rritën me një ritëm më të moderuar, prej 6.4%, duke arritur në 194 000 persona.

Rritja e turizmit po reflektohet jo vetëm në numrin e personave të akomoduar, por edhe në net-qëndrime. Në korrik, numri i net-qëndrimeve u rrit me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për vizitorët e huaj rritja ishte 17%, ndërsa për rezidentët 4.4%.

Një tjetër tregues i rëndësishëm për industrinë hoteliere është norma e shfrytëzimit të dhomave. Në korrik 2026, ajo arriti në 55%, nga 53% në korrik të vitit të kaluar, duke u rritur me 2.4 pikë përqindjeje. Kjo tregon një përdorim më të lartë të kapaciteteve hoteliere në kulmin e sezonit turistik.

Kosova vazhdon të jetë tregu kryesor i origjinës për vizitorët e huaj që përdorin strukturat akomoduese në Shqipëri. Në korrik, turistët nga Kosova përbënin 18% të vizitorëve të huaj, të ndjekur nga Italia me 13% dhe Polonia me 11%. Franca zinte 7% dhe Gjermania 6%, ndërsa 45% e vizitorëve vinin nga vende të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Arbitrazhi rrëzon kërkesat e VIA-s”, MIE: Hyn në fuqi zgjidhja e kontratës për Aeroportin e Vlorës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se Arbitrazhi i Emergjencës ka rrëzuar kërkesat kryesore të VIA-s, koncesionarit të Aeroportit të Vlorës, dhe nuk ka...
17:43 | 17/09/2026

ABI Bank konsolidon rritjen në gjashtëmujorin e parë 2026

Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lartë dhe forcimi i kapitalit dëshmojnë zhvillimin e qëndrueshëm të Bankës. Banka Amerikane e Investimeve ka...
16:27 | 16/09/2026

Prestigjozja evropiane Euractiv vë në fokus bankingun digjital shqiptar

Zhvillimet në sektorin financiar shqiptar janë bërë pjesë e analizës së medias europiane Euractiv, e cila ka ndalur te transformimi digjital i bankingut dhe potenciali...
12:47 | 16/09/2026