Publikimi i audiopërgjimeve të fundit ka trazuar thellë ujërat politike në vend, duke nxjerrë në pah një mekanizëm të sofistikuar dhe të paprekshëm korrupsioni në nivelet më të larta të shtetit. Këto zhvillime kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e shtetit shqiptar dhe mënyrën se si individë të panjohur, pa poste zyrtare, kthehen në sekserë me fuqi vendimmarrëse menjëherë pas kryeministrit.
Gazetari Bledian Koka që ishte i ftuar ne emisionin “Task Force” në Syri tv, dha se pas daljes së përgjimeve, bëhet e qartë se emra si Roni Yeffet, Gjushi apo të tjerë, janë thjesht ingranazhe të zëvendësueshme në një sistem të ngritur për të zhvatur taksapaguesit shqiptarë. Skema funksionon e pandikuar nga emrat e përveçëm; kur njëri rrezikohet ose bëhet i padobishëm, ai zëvendësohet menjëherë nga një sufler i ri që i shërben pushtetit për të mbajtur në këmbë mekanizmin. Ky sistem ka krijuar një imunitet të frikshëm nga drejtësia, duke lejuar goditjen e individëve të caktuar vetëm për konsum mediatik dhe politik, ndërkohë që vetë mekanizmi mbetet i paprekur dhe vazhdon të korruptojë çdo institucion.
Në këtë klimë tensioni, narrativa e ndërtuar nga përgjimet zbulon një shtet të kapur, ku parlamenti ka humbur plotësisht funksionin e tij kontrollues. Rrëzimi i kërkesave për të hetuar këto skandale në Republikën Parlamentare vërteton edhe një herë fuqinë që ky sistem ka mbi çdo pushtet tjetër, duke lënë qytetarët në mëshirën e një grupi njerëzish që i përdorin ata thjesht si argatë për të mbushur arkat e korrupsionit.
Bledian Koka: Është edhe tek kjo pjesë e audiopërgjimit, që tani i ka përzier ujërat.
Sonila Meço: Po patjetër.
Bledian Koka: Dhe këtu në këto momente domethënë, pra kjo as ishte e radhës që u bë nga audiopërgjimet, këtu duhet të kishte futur në lojë, ose këtu presim ne që të futet në lojë SPAK-u. Nuk po e paragjykojmë, sepse siç e dimë ka ardhur, është administruar minimalisht audiopërgjimi, pra ka dijeni, e kanë parë ata. Ka nisur edhe ajo çështja e aseteve domethënë kryesisht. Problemi është që ne, e vetmja gjë që mund të diskutojmë këtu është, diskutojmë për çfarë, çfarë përfaqëson Roni Yeffet dhe çfarë derexheje është ky shteti shqiptar. Dhe për të konfirmuar edhe një herë që këtu nuk ka nevojë, nëse është Roni, Gysi, Gjushi apo... këtu ka gjithmonë një mekanizëm, i cili në momentin që ikën njëri, vjen tjetri, por mekanizmi nuk ndryshon. Dhe ajo që neve na shqetëson, ose ajo që ne presim nga SPAK-u, ose ajo që mund të bëjë SPAK-u më saktë, është të bëjë diçka për të goditur mekanizmin. Pra për të goditur sistemin që ka ngritur Edi Rama, i cili për t'u vjedhur taksapaguesve shqiptarë gjen gjithmonë një sufler për t'ia dhënë atyre atë që ai do, dhe për t'i përdorur ashtu siç atij i shërbejnë.
Dhe ky është problemi pra. Në qoftë se nuk zhbëhet mekanizmi, në qoftë se nuk goditet sistemi, pse e ka thënë mirë vetë Rama, nuk ka të bëjë me njeriun, nuk është njeriu, por është sistemi. Dhe ky është fiks konfirmimi që ne këtu kemi një sistem i cili vjen duke u perfeksionuar dhe gjëja më e rëndësishme e sistemit është që sistemi ka një imunitet nga drejtësia që nuk goditet asnjëherë. Goditen njerëz thjesht dhe vetëm për konsum mediatik apo dhe politik, u thotë popullit 'ja iku dhe një, e hëngri dhe ky, i erdhi fundi Ramës', ndërkohë sistemi mbetet në këmbë. Dhe sistemi më pas korrupton të gjithë, të gjithë mekanizmat, përfshirë edhe vetë drejtësinë. Dhe prandaj sot ne jemi duke diskutuar të njëjtën gjë. Këtë gjë ne kemi diskutuar me Gys Agasin, po atë që shohim ne me atë çfarë po bën Roni Yeffet, edhe me përgjimin që na tregonin edhe nga e-mail-et në dispozicion të zëvendëskryeministrit Ahmetaj, konfirmon që s'ka ndodhur asgjë më pak, por po ndodh kështu më shumë me atë që pamë me rastin e Gysi Agasin. Para katër muajsh, pesë muajsh, ai ishte njeriu më i paprekshëm në Shqipëri, nuk kishte frikë ta arrestonte edhe policia dhe SPAK-u. Thjesht erdhi momenti që ai të iki, sepse Rama e kishte gjetur zëvendësuesin e tij, i cili duhet të bënte punën dhe duhet të mbante mekanizmin në dorë.
Dhe në qoftë se, në qoftë se domethënë nuk bëhet presion dhe nuk zbërthehet mekanizmi nga ata që mund ta bëjnë, edhe pse ne kemi bërë kaq shumë emisione, kemi thënë kaq shumë gjëra dhe i jemi drejtuar kaq shumë herë qytetarëve që ata të ndërgjegjësohen, të kuptojnë që këtu ka një njeri që po i përdor thjesht si argatë të cilët duhet të punojnë dhe të derdhin taksa. Domethënë, në qoftë se nuk vjen ky lloj reagimi, domethënë ne do rrezojmë, do iki Roni, do vijë një Yeffet tjetër.
Sonila Meço: Për të mos thënë që ngjante jashtëzakonisht skandaloz në përgjime, dhe kjo duhet
Bledian Koka: E vërteta e madhe është që ai reagimi që vjen nga kompania, pra përveç se, përveç se si me thënë, e çertifikon përgjimin, kjo është gjëja e parë. Nga ana e dytë mendoj që kjo është edhe një nevojë gati-gati e kompanisë që kërkon ta heqi qafe këtë sekser të bezdisshëm, i cili qartazi aty, jo se ne dëgjuam armët. Por ai kishte të njëjtin akses siç kishte te Ermal Nufi, kishte edhe te ministritë e Belinda Ballukut.
Pra këtu ka shumë reperkursione, të cilat nga ai përgjim, i cili ne pamë mund të na duket, po mirë se s'ka ndodhur gjë, në fund fare as e bën këtë pazarin. Po nuk është kështu! Aty tregohet narratika e mënyrës se si funksionon shteti, e mënyrës se si kush janë këta njerëz të çuditshëm dhe të panjohur që krejt papritur bëhen si me thënë të dytë mbas Edi Ramës dhe vendosin ata. ..
© SYRI.net
‘VKM-ja e ndryshuar’/ Shehaj: SPAK të shohë udhëtimet në Sudan… Negociuan në janar, autorizimi erdhi në qershor
‘A është përdorur Shqipëria për trafik armësh?’/ Tomorri: Përgjimi është i vërtetë
Blushi-Ramës: Simbolet Kombëtare nuk janë kuaj sa për të kaluar lumin dhe që të jesh patriot nuk duhet të jesh hajdut